×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet shuarja e Ndërmarrjes së Re Energjetike që operon tash dy vite veç me Kryshef

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Ka ndërmarrje publike në Kosovë që operon vetëm më Kryeshefin Ekzutive dhe Bordin e Drejtoreve, staf tjetër nuk kanë.

    Keqplanifikimet e shtetit shihen pas disa viteve.

    Në fund të vitit 2017, kur në pushtet ishte Ramush Haradinaj, Qeveria kishte nënshkruar marrëveshje me kompaninë amerikane Contour Global për ndërtimin e një termocentrali 450 megavatesh, e njohur si “Kosova e Re”. Pas ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti, kompania amerikane u tërhoq nga projekti, shkruan lajmi.net

    Tash që është tërhequr Contour Global, shoqëria civile kërkon që të shuhet Ndërmarrja Publike “Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës” -NKEC, e cila është themeluar më 15 maj 2018, me qellim të marrjes së të gjithë energjisë elektrike të prodhuar nga kompania gjeneruese (GenCo) e Termocentralit Kosova e Re (TCKR). Themelimi i NKEC-it ishte kërkua nga Marrëveshja e TCKR-së të nënshkruar në 20 dhjetor 2017, në mes Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global Terra 6 Star (GenCo).

    Rinora Gojani, menaxhere e programeve dhe operacioneve në “Fondacioni Balkan Green” (BGF), thotë se Qeveria e Kosovës sipas marrëveshjes së nënshkruar me Contour Global u detyrua që të themelojë këtë kompani publike (NKEC), e cila do të shërbente si ndërmjetësuese mes Contour Global dhe pjesës tjetër të tregut energjetik në Kosovë.

    Gojani thotë se ky veprim ishte një absurd në vete për shkak se ende pa qenë e qartë e ardhmja e projektit, Qeveria krijoi obligime financiare që shkaktojnë humbje dhe keq-menaxhim të fondeve publike nga buxheti i shtetit.

    “Me tërheqjen e investorit potencial Contour Global kjo ndërmarrje publike e humb çdo logjikë të ekzistencës, prandaj ajo duhet të shpërbëhet pasi që roli i saj është i panevojshëm. Kompania NKEC nuk kishte kurrfarë funksioni para ndërtimit të TC ‘Kosova e Re’ (deri në vitin 2023 siç planifikohej). Përkundër kësaj, kjo ndërmarrje u themelua që në vitin 2018, pa u sigurua mjetet financiare nga kompania Contour Global. Kjo bëri që të krijohen shpenzime të panevojshme të projektit. Përveç, krijimit të shpenzimeve të panevojshme, ndërmarrja e re parashihej të kryente veprimtari të paligjshme të dëmtimit të konkurrencës, izolimit të tregut dhe shtrenjtimit të çmimit të energjisë për konsumatorët në dobi të investitorit privat. Duke pasur parasysh që po të jetësohej projekti TC ‘Kosova e Re’, NKEC do të detyrohej të blinte 100% të kapacitetit prodhues të termocentralit ‘Kosova e Re’ edhe nëse tregu nuk do e kërkonte atë sasi. Atë energji NKEC do t’ia shiste KEDS-it apo dikujt tjetër me çmim më të lirë se kostoja e garantuar (80€/MËh) me kontratë në mes të Qeverisë dhe kompanisë Contour Global. Çmimi mesatar vendor dhe rajonal i energjisë është 50-60 €/Mëh”, tha Gojani për lajmi.net, duke shtuar se themelimi i NKEC përbënte shkelje të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe akteve nënligjore që flasin për arsyeshmërinë ekonomike të themelimit të ndërmarrjeve publike.

    Gojani mendon se, sikur edhe e tërë puna rreth kontratës së termocentralit të ri, por edhe vet kjo ndërmarrje përcillet nga jo transparenca.

    “Puna e kësaj ndërmarrje është e mistershme, sepse nuk ka as publikime as raportime, madje mungon edhe faqja zyrtare e kësaj ndërmarrjeje. I vetmi dokument i publikuar tek Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, është Plani i Biznesit i hartuar në nëntor 2019. Nga ky dokument kuptojmë se‘në periudhën para mbylljes financiare, NKEC do të ketë 14 të punësuar. Pas mbylljes financiare, gjatë vitit 2020, …NKEC do të ketë 27 të punësuar’. ‘Bordi i NKEC nuk është i përfshirë në numrin e të punësuarve, pasi bordi i drejtorëve është bordi i jashtëm i emëruar nga Qeverisa e Kosovës”, shtoi tutje Gojani.

    Megjithëkëtë, që nga themelimi i NKEC, pos Bordit të emëruar nga Qeveria dhe Kryshefit Ekzekutiv, Fadil Ismaili, i emëruar nga Bordi, Ndërmarrja nuk ka arritur të plotësojë stafin operativë, bile as menaxhmentin.

    Bordi i drejtorëve, i cili kishte mandat të përkohshëm, akoma është duke operuar.

    Bedri Dragusha, drejtor i Bordit tha për lajmi.net se Ndërmarrja ka operuar më vështirësi të mëdha që nga themelimi.

    “Për çdo shuarje, apo çdo ndërrim i aktivitetit unë nuk mund të them asgjë. Ky duhet të jetë vendim politik. Ne jemi organ që kemi për obligim të bartim kompetencat nga Qeveria në Ndërmarrje. Përndryshe në këtë aspekt nuk kemi asnjë kompetencë më shumë. Për gjatë kësaj kohë sa kemi operuar nuk kemi arritur të kompletojmë stafin. Kjo pasi qeveria nuk ka ndarë mjetë të mjaftueshme. Ne si Bord i përkohshëm kemi pasur për obligim të zgjedhim tre zyrtarë, Kryshefin, Sekretarin dhe Financierin. Në e kemi përzgjedhur vetëm Kryshefin ekzekutiv. Pjesën tjetër nuk kemi mundur ta kompletojmë”, tha Dragusha.

    Fadil Ismaili ishte zgjedhur kryeshef ekzutiv në këtë Ndërmarrje më 1 mars 2019, dhe sipas deklarimit të pasurisë që ai e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, të hyrat vjetore nga paga e kryeshefit janë 30 mijë euro. Ndërkohë ndërmarrja nuk ka pasur para që të paguaj as qiranë.

    “Kemi pasur buxhet vetëm sa për paga, nuk kemi pasur asnjë shpenzim tjetër. Bile qiraja e zyrave është paguar nga një projekt i USAID-it. Nuk kemi pasur mjete as për letra të printerit. E kemi pasur edhe një firmë projektuese të projektit të Kosovës së Re, që ka qenë në kuadër të MZHE-së. Ajo nuk është shuar, funksionon si përgjysmë. Atë staf të saj ka qenë e paraparë që ta marrim ne. Edhe ata kanë mbetur pezull”, tha tutje Dragusha.

    Lajmi.net që disa ditë ka tentuar të marrë një përgjigje nga ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, si Aksionare e kësaj Ndërmarrje, por kjo ministri nuk ka pranuar të japë asnjë përgjigje në interesimin e redaksisë. Nuk ka dashur të flas as, kryshefi, Fadil ismaili.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme18 Qershor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke ka folur për kapacitetet, projektet dhe objektivat e FSK-së, theksoi se synimi final është anëtarësimi i...
    Lajme18 Qershor 2024
    Nënkryetaria e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, së bashku me deputetin Erxhan Galushi, i cili e kryeson Grupin e Miqësisë...
    Lajme18 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në platformën X”, për shtatoren e ngritur për Leotrim Ahmetin në Skenderaj, 7-vjeçari që u...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Qershor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se janë të shqetësuara për thellimin e bashkëpunimit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut. Pentagoni...
    Lajme18 Qershor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim emisarin special të BE-së,...
    Lajme18 Qershor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi...
    Bota/Rajoni18 Qershor 2024
    Një zjarr masiv ka përfshirë kullotat e fshatit Mashkullorë të Gjirokastrës. Fillimisht zjarri është shfaqur rreth orës 13.00 në malet e kësaj...
    Sport18 Qershor 2024
    Cristiano Ronaldo ka thyer një rekord pa e goditur ende topin për Portugalinë në Euro 2024 – por ka humbur një tjetër....
    Lajme18 Qershor 2024
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë të martën se dy vendet duhet të bëjnë hapa për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.