×
  • Sport
  • Kupa e Botës

    Kërkohet shpjegim nga FIFA pse shifrat e tifozëve janë më të larta se sa kapacitetet aktuale të stadiumeve

    FrontOnline
    23 Nëntor 2022

    Katari është akuzuar se ka manipuluar me shifrat e pjesëmarrjes së tifozëve në stadiumet e Kampionatit Botëror që po mbahet sivjet, raporton FrontOnline.

    “FoxSports” raporton se nikoqiri i botërorit është arsyetuar pasi në ekranet e stadiumeve po paraqiten shifra më të larta të tifozëve se sa që është kapaciteti real i stadiumeve.

    Credit: Alamy.

    Derisa po shohim pamje të tribunave me shumë ulëse të zbrazëta, lirisht mund të thuhet se shumë prej ndeshjeve nuk e kanë arritur kapacitetin maksimal.

    Ndeshja hapëse e Kupës së Botës mes Katarit dhe Ekuadorit u paraqit se kishte 67,372 tifozë, derisa kapaciteti i stadiumit “Al Bayt” ku zhvillua sfida është për 60 mijë tifozë.

    Në ndeshjen Angli – Iran u bë me dije se 45,334 tifozë ishin në stadiumin “Khalifa International Stadium”, i cili ka kapacitet zyrtar prej 40 mijë tifozësh.

    Ndeshja mes Holandës dhe Senegalit kishte zyrtarisht 41,721 tifozë, por stadiumi ku u zhvillua ndeshja “Al Thumama” ka kapacitet prej vetëm 40 mijë tifozësh, kështu të paktën dihet zyrtarisht.

    Kjo ka ngjallur edhe polemika mes tifozëve, të cilët në rrjetet sociale kanë akuzuar ashpër shtetin e Katarit për këto shifra “false”.

    https://twitter.com/wc22updates/status/1594744668860084224?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1594744668860084224%7Ctwgr%5E7f9f7ab2fabb06871abf1560f53676995757c56f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fqatar-world-cup-attendance-numbers-higher-actual-stadium-capacities-20221122

    “Shumica e ulëseve të zbrazëta në çdo stadium e bën këtë kompeticion të ndihet sikurse evropiani në kohën e pandemisë COVID-19”, ka shkruar një tifoz.

    Kurse, një tifoz holandez shkruan: “Kjo është e turpshme, mijëra ulëse të zbrazëta, përsëri”./FrontOnline/

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Sport20 Maj 2024
    Minnesota Timberwvoles e ka fituar ndeshjen e shtatë dhe vendimtare të serisë triler të gjysmëfinales së Konferencës Perëndimore në NBA. Ata fituan...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti edhe pak muaj i bën katër vite prej kur ka marr nën udhëheqje Kosovën, shkruan...
    Lajme20 Maj 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar dje nënsekretarja për Diplomaci Publike, Liz Allen me presidenten Vjosa Osmani...
    Lajme20 Maj 2024
    Kroacia do të dislokojë ditën e sotme në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it Ministria...
    Lajme20 Maj 2024
    Sot mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje, që do të fillojë nga ora 11:00, pritet të bëhet...
    Lajme20 Maj 2024
    Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka vdekur pasi helikopteri në të cilin po udhëtonte ishte rrëzuar. Rrënojat e helikopterit që po bartte Raisin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.