×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet shkarkimi i Goran Rakiq

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    KMDLNJ ka thënë se kryeministri, Avdullah Hoti duhet ta shkarkojë zëvendëskryeministrin, Goran Rakiq pas rikthimit të disa masave anti COVID-19, në komunat në veri.

    KMDLnj thotë se Serbia e riktheu gjendjen e jashtëzakonshme ku u përfshinë komunat që gjeografikisht janë pjesë e Kosovë kurse faktikisht, përmes Listës Serbe kontrollohen nga Serbia.

    “Kryeministri Hoti duhet ta shkarkojë Goran Rakiqin për faktin se ai , me subjektin që e drejton, Lista Serbe po i shërben interesave të Serbisë dhe se për epror politik po e njeh dhe pranon vetëm kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me një të kaluar kriminale si kontribuues i krimeve të luftës në Kosovë e që, në çdo aspekt është e papranueshme për Kosovën”, thuhet në reagim.

    Reagimi i plotë i KMDLNj-së:

    “Pas përshkallëzimit të situatës së pandemisë të shkaktuar nga COVID-19, Qeveria e Kosovës riktheu masën e kufizimit të lirisë së lëvizjes në katër komuna ku numri i të infektuarve ishte më i madh. Edhe Serbia e riktheu gjendjen e jashtëzakonshme ku u përfshinë komunat që gjeografikisht janë pjesë e Kosovë kurse faktikisht, përmes Listes Serbe kontrollohen nga Serbia. Goran Rakiq, kryetar i L.S. dhe zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti shpalli gjendje të jashtëzakonshme në komunat e Kosovës, jo sipas vendimit të kryeministrit Hoti dhe Ministrit të Shëndetësisë Zemaj por sipas vendimit te kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të cilin edhe e njeh dhe e pranon si kryetar e jo kryetarin e Kosovës.

    Kryeministri Hoti, i magjepsur nga fama mashtruese e të qenit personalitet me peshë vendimmarrëse për Kosovën duke u shetitur nga Parisi në Bruksel dhe duke parë ëndërr Kopshtin me Trëndafila në Washington, as që reagoi ndaj këtij diversioni kundër Kosovës që po ia bënë kinse zëvendëskryeministri i Kosovës sikur edhe nuk reagoi kur Serbia i organizoi zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, pa i pyetur fare autoritetet e vendit.

    Kryeministri Hoti për këto zgjedhje të organizuara nga një shtet me sjellje krejtësisht armiqësore dhe destruktive ndaj Kosovës, në vend se t’i ndaloi siç do të bënte çdo shtet normal, i arsyetoi se janë trashëgimi nga qeveritë e mëparshme, sikur të ishte një oportunist i thekur. Ministri Zemaj, pas shumë vdekjeve të dyshimta të qytetarëve të Kosovës të infektuar me COVID-19, në vend të reagimit për shkak të përgjegjësisë morale që i takon në bazë të postit që e ka, kritikuesit i akuzoi për përdorim të fjalorit të frustruar dhe i cilëson si bodigardë politikë thuaja se ky qenka autoritet i pranuar ndërkombëtar në fushën e politikes botërore.

    Në vend se të kërkojë shkarkimin e Rakiqit i cili ia merr kompetencat për shpallje të kufizimit të lirisë së lëvizjes në komunat e Kosovës të banuara me shumicë serbe, e mirëpret shkarkimin e drejtorit të QKUK- së, Basri Sejdiu për të cilin thotë se u bë mirë që u shkarkua për shkak të vdekjeve të dyshimta e që e kundërshton arsyetimin e Bordit që thotë se Basri Sejdiu qenka shkarkuar për shkak të gjetjeve të auditorit të brendshëm.

    Nëse vdekjet që janë cilësuar si të dyshimta dhe që po hetohen nga autoritetet përgjegjëse janë arsye për shkarkimin e Basri Sejdiut, atëherë, ministri Zemaj, për arsye të përgjegjësisë morale është dashur të jep dorëheqje. Për më keq, ministri Zemaj ka deklaruar se ende nuk e ka marrë raportin e Prokurorisë së Shtetit e që sipas KMDLNj –së paraqet ndërhyrje në punën e prokurorisë për faktin se Prokuroria nuk ka asnjë detyrim ligjor t’i raportojë ministrit por komunikon me Gjykatën.

    Kryeministri Hoti duhet ta shkarkojë Goran Rakiqin për faktin se ai , me subjektin që e drejton, Lista Serbe po i shërben interesave të Serbisë dhe se për epror politik po e njeh dhe pranon vetëm kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me një të kaluar kriminale si kontribuues i krimeve të luftës në Kosovë e që, në çdo aspekt është e papranueshme për Kosovën.

    Krejt në fund KMDLNj pyet se si Qeveria Hoti mendon të përfaqësojë Kosovën në bisedime dhe të arrijë një marrëveshje eventuale kur brenda saj e ka një zëvendëskryeministër të Kosovës që është marionetë e bindur e kryetarit të Serbisë, kontribuuesit dhe propaganduesit për krime lufte në Kosovë, në bazë të postit që e ka pasur, Aleksandar Vuçiq.

    Prandaj, për ta pamundësuar ndikimin destruktiv të Goran Rakiqit dhe subjektit politik që e drejton e që pariparueshëm dëmton qëndrueshmërinë dhe shtetësinë e Kosovës duhet të bëhet riformatimi i Qeverisë së Kosovës ku do të përfshiheshin të gjitha subjektet politike ose duhet të shkohet në zgjedhje të reja”.

    Ndryshe, shtabi i emergjencës për katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe, të martën kanë shpallur kufizime të lëvizjes për shkak të situatës pandemike me virusin COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë për herë të 51-të, nesër në orën 11:00, të konstituojnë Kuvendin, pas disa përpjekjeve...
    Lajme22 Korrik 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vendimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me...
    Lajme22 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka shprehur kritika të ashpra drejt kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, për qasjen e tij...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Në konferencën për ecurinë e çështjes që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues është njoftuar se...
    Lajme22 Korrik 2025
    Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.