Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka raportuar deputetja, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Salihu, ish-zëvendësdrejtor në AKM. Këtu u kërkua që Lutfi Haziri të ftohet për raportim për çështjen e privatizimit.
Kryetari i komisionit Hajrullah Çeku i tha Kusarit-Lila që arsyeja e ftuarjes në Komision është një deklaratë e juaja në lidhje me procesin e privatizimit.
Ai tha se nuk beson se ndonjë anëtar duhet të marrë vërejtje për këtë çështje sepse ndërhyrjet politike janë pjesë e hetimit të këtij komisioni dhe është legjitime të bëjnë pyetje të tilla në komision.
“Në kohën kur Albin Kurti ka qenë kryeministër kënd e ka punësuar. Po bënë shkelje Bekë Berisha që nuk po i qet emrat”, tha Çeku.
Arsyeja ka rënë dhe ju kërkoj ndjesë ne deshëm t’ju ftojmë që të intervestioheni për çështjen e privatizimit.
Deputetja Mimoza Kusari Lila, ka thënë se është pak qesharake sepse edhe tema është nis në këtë komision se a i përket procesit të privatizimit të mos bazohet në deklarata mediatike.
“Prandaj u nis ketu dhe po përmbyllet këtu. Unë ju rekomandoj që çështjen e privatizimit mos me bazu deklarata mediatike. Procesi i privatizimit ka mjaftueshëm të cilat mundemi mi bo… poashtu Bekë secili njeri mban veprimet kudo cfarë subjekti është”, tha Kusari-Lila.
“Patë shumë zhurmë sa i përket hidrocentraleve, aktakuza është publike, për tjerat nuk po e shoh të arsyeshme sepse është segment i KEDS-it”, tha ajo.
Ndërsa, deputeti i AAK-së Bekë Berisha tha se kjo ka qenë një keqkuptim dhe për këtë arsyeje duhet ta lirojmë deputeten Kusari-Lila.
“Goxha ka njëherë në pushtet ka qenë edhe zonja Kusari Lila. Kam emra plot por nuk dua t’i përmend dhe dua të mbyll këtë punë. Nëse nuk ka përmbajtje që mund të na përgjigjet deputetja për këtë temë e lirojmë i kërkojmë falje për keqkuptim”, tha Berisha.
Më tutje, Deputeti Sejdi Hoxha tha se u kanë hapur derën VV-ja sa i përket punësimit në procesin e privatizimit.
“Privatizuesit që janë në VV. Rezultati i kësaj nuk kemi mundur të nxjerrim më shumë sesa ajo që është publike rreth privatizimit të KEDS sa i përket hidrocentraleve”, tha Hoxha.
Në fund, e liruan zonjën Kusari Lila dhe i këkuan falje në emër të Komisionit.