×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet ndihma e KFOR-it për tërheqjen e trupit të kosovarit që dyshohet se ka vde*kur në Valbonë

    FrontOnline
    27 Korrik 2024

    Mbrëmë u raportua se një shtetas i Kosovës ka mbetur i vdekur në zonën e Luginës së Valbonës, gjegjësisht te vendi i quajtur “Maja e Thatë”.

    Për lokalizimin dhe tërheqjen e trupit të tij u angazhuan ekipe nga Shqipëria, por edhe nga Kosova.

    Policia e Shqipërisë njoftoi mbrëmë se për shkak të terrenit të thepisur malor, për nxjerrjen e trupit të personit që dyshohet se ka vdekur, nevojitet ndihma e helikopterit.

    Megjithatë, deri në këto momente, viktima ende nuk është tërhequr.

    Ndërkaq, siç mëson Klankosova.tv, ekipet e kërkim-shpëtimit nga Kosova dhe Shqipëria kanë shpëtuar tre shtetas të Kosovës të cilët kishin mbetur të ngujuar në po atë lokacion.

    Ndërkaq, mësohet po ashtu se është kërkuar ndihma e KFOR-it që të ofrojë një helikopter, meqë helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë janë të angazhuar krejtësisht në shuarjen e zjarreve që kanë prekur shumë zona të vendit.

    Policia e Shtetit ka njoftuar mbrëmë se rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftimin se një shtetas kosovar, në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.

    Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt vendit të ngjarjes bashkë me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

    “Për shkak të terrenit të  thepisur malor, është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

    Në ndihmë, mbrëmë është nisur edhe një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, të cilët thanë se operacioni është i ndërlikuar. /

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.