×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kërkohen hetime rreth aferës së përgjimit të liderëve katalonjas pro pavarësisë

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Zëvendëskryeministri spanjoll, Pablo Iglesias, është bërë figura më e lartë politike në vend që ka bërë thirrje për hetime parlamentare rreth përdorimit të një softueri spiunues për të vënë në shënjestër të përgjimeve pjesëtarët e lartë të lëvizjes katalonjase pro pavarësisë, duke thënë se praktikat e tilla janë “të papranueshme në një demokraci”.

    Një hulumtim i përbashkët i së përditshmes britanike “The Guardian” dhe gazetës “El Pais” ka treguar se Roger Torrent, kryetari i Parlamentit katalonjas, dhe ish-ministri i Jashtëm rajonal, Ernest Maragall, janë në mesin e të paktën katër aktivistëve pro pavarësi që janë përgjuar përmes softuerëve izraelitë, për të cilit krijuesit kanë bërë të ditur se u janë shitur vetëm qeverive.

    Duke folur për “Guardian”, Iglesias ka thënë se shënjestrimi i figurave politike shkaku i bindjeve dhe qëndrimeve të tyre nuk mund dhe nuk do të duhej toleruar.

    “Për mua, përpos se është qartazi një çështje e drejtësisë, është kjo edhe një çështje politike”, ka thënë lideri i “Podemos”-it.

    “Këta njerëz që janë spiunuar, janë spiunuar për shkak të përgjegjësive të tyre politike dhe këtu kemi të bëjmë me kryetarin e Parlamentit katalonjas – pra, ky është një aspekt politik. Besoj se një komision parlamentar do të duhej t’i hetonte të gjitha instancat e përgjimit, të cilat kanë ndodhur në vendin tonë, ngase kjo është pjesë e punës së spastrimit dhe rigjenerimit demokratik”.

    Ai ka thënë po ashtu se njerëzit në një demokraci nuk duhet t’i nënshtrohen përgjimit.

    “Një praktikë e tillë është e papranueshme në një demokraci”, ka thënë ai.

    Podemos dhe tetë parti të tjera majtiste apo nacionaliste, përfshirë Të Majtën Republikane katalonjase të Torrentit dhe Maragallit, kanë bërë thirrje tanimë për krijimin e një komisioni të ri parlamentar, me qëllim të hetimit të aferës së shënjestrimeve.

    Për një kohë goxha të gjatë, kundërshtarët e së djathtës në Spanjë kanë qenë në cak dhe janë njollosur për shkaqe politike, ka bërë të ditur Iglesias.

    “Kjo nuk duhet lejuar që të bëhet pjesë e së tanishmes; duhet të shikohet si një gjë e së kaluarës. Kur e kemi një situatë sikurse kjo tani, mendoj se duhet ndërmarrë hetime dhe unë kam besim të thellë në Ministrinë e Brendshme dhe forcat e sigurisë”, ka shtuar ai.

    Ministri spanjoll i Drejtësisë, Juan Carlos Campo, e ka quajtur çështjen si “shumë serioze” ndërsa ka shtuar se veprimet e shtetit janë të qarta, kur është fjala për nënshtrimin ndaj ligjit.

    Torrent dhe Maragall kanë paralajmëruar ngritjen e padisë ndaj Félix Sanz Roldán, shef i Qendrës Kombëtare spanjolle për Inteligjencës (CNI), pasi është zbuluar se telefonat e tyre janë përgjuar gjatë pranverës së 2019-s.

    “Aktet që kanë ndodhur përbëjnë shkelje të së drejtës penale…. shkelje të ndërhyrjes së paautorizuar në privatësi dhe spiunazhit kompjuterik apo përgjimit të paligjshëm”, kanë bërë të ditur Torrent dhe Maragall në një deklaratë të përbashkët.

    Ministria e Brendshme ka hedhur çdo akuzë duke pretenduar se as kjo ministri dhe as policia apo “Guardia Civil” kurrë nuk kanë pasur ndonjë marrëdhënie me kompaninë që ka zhvilluar softuerin.

    Ndërkaq CNI ka njoftuar se ka vepruar “në përputhje të plotë me sistemin ligjor dhe në respektim të tërësishëm të ligjeve në zbatim”.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump shtroi iftar në Shtëpinë e Bardhë, duke pranuar rëndësinë e Ramazanit dhe duke shprehur mirënjohjen ndaj komunitetit mysliman...
    Bota/Rajoni27 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë vijuar shkëmbimin e batutave përmes videove në rrjetet sociale, duke e...
    Bota/Rajoni27 Mars 2025
    Gjykata në Koçan ka shqyrtuar gjithsej 22 ankesa të të dyshuarve për zjarrin në diskotekën “Puls” dhe për 19 prej tyre është...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2025
    Hungaria thuhet se ka dërguar oficerë policie në Bosnjë dhe Hercegovinë për ta ndihmuar Millorad Dodikun, kryetarin e entitetit serb të BeH...
    Lajme28 Mars 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka deklaruar se është mirë që procesi i zgjedhjeve po i...
    Lajme28 Mars 2025
    Ambasada britanike në Kosovë ka uruar Kosovën për marrjen e njohjes nga shteti afrikan i Kenias. “Urime Kosovë për vendimin e Kenias...
    Lajme28 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armët e përdorura në vrasjen e së martës te “4 Llullat”, një kallash, një armë...
    Lajme28 Mars 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski....
    Lajme28 Mars 2025
    Deputeti i rizgjedhur nga PDK, Nait Hasani, për FrontOnline ka theksuar se certifikimi i rezultateve zgjedhore është një hap kyç që mund...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.