Policët e stacionit në Han të Elezit, sot në orën 09:30 në fshatin Paldenicë kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet Rr.Q (M/K) i moshës 55-vjeç.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Rrezikim i trafikut publik’ me dënim burgimi prej 3 vite e 6 muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Front Online