×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Keqpërdorime me tenderë në Ministrinë e Infrastrukturës

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA ka zbuluar keqpërdorime me tenderë në Ministrinë e Infrastrukturës gjatë vitit 2019, deri sa kjo Ministri ishte drejtuar nga Pal Lekaj.

    Në raportin e ZKA-sw thuhet se bazuar në Rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik, pika 61.20 përcakton se “menaxherët e Projektit duhet të sigurojnë që operatori ekonomik i përmbushë të gjitha obligimet e performancës apo dërgesës në përputhje me termat dhe kushtet e kontratës”, raporton “Front Online”.

    Po ashtu, neni 61.21 “Ndryshimi i kontratës iniciohet nga menaxheri i kontratës dhe në rast të kontratave për punë nevojitet aprovimi paraprak i projektuesit”. Te projekti “Ndërtimi i rrugës Bardh i Madh – Lismir, Fushë Kosovë, L=3,521m” në vlerë 475,904€, me datë 03.03.2020, ne kemi bërë ekzaminimin fizik, me ç`rast kemi identifikuar se për pozicione të cilat ishin lëshuar në situacionin financiar për pagesë si të përfunduara nga operatori ekonomik dhe të verifikuara nga menaxheri i projektit, disa nga to nuk ishin kryer.

    Po ashtu, kishte ndryshim në disa pozicione të projektit apo mosrealizim të pozicioneve për të cilën nuk ishin marrë aprovime nga njësia kërkuese. Pozicionet për punët e pranuara, por të pa përfunduara (sipas ekzaminimit), ishin si në vijim: Punët tokësore Pozicioni 1.3.8.1 Humusim i skarpateve të rrugës me trashësi t=15cm, përfshihen edhe kyqjet, ishte paguar vlera 5,519€, ndërsa nuk ishte punuar fare ky pozicion; Punët tokësore Pozicioni 1.3.1 Gërmimi i dheut, vlera 30,266€, ishte kryer pjesërisht dhe jo sipas projektit;  Sinjalizimi Horizontal (Termoplastikë) Pozicioni 1.1 – 1.6, furnizimi dhe realizimi i vijës ndarëse të shiritave të qarkullimit, vlera e paguar 19,522€, ndërsa është bërë furnizim me ngjyrë të thjeshtë (nuk ishte ngjyrë termoplastikë); Sinjalizimi Vertikal Pozicioni 2.1-2.4, furnizimi dhe vendosja e shenjave të udhëkryqeve, shkallët e lajmërimit dhe dimensionim sipas standardeve, vlera e paguar 1,760€, sinjalizimet ishin fiksuar shumë dobët (shumica e tyre me dorë mund të lëvizeshin nga vendi, dhe dy prej tyre ishin rrëzuar) , raporton “Front Online”.

    Sipas ZKA-së po ashtu, në dosjen e projektit kemi vërejtur se me vendimin nr. 10991 të datës 11.10.2019, Sekretari kishte emëruar komisionin për pranimin teknik dhe llogarinë përfundimtare të punëve të kryera në “Bardh i Madh, Lismir, Fushë Kosovë, L=3,521 m“.

    “Ky komision me datë 31.10.2019 kishte dërguar raportin tek menaxhmenti i ministrisë për pranimin teknik për punët e kryera sipas kontratës, dhe ka theksuar se punimet nuk janë kryer sipas projektit kryesor të hartuar, se me pëlqimin e menaxherit të kontratës janë bërë ndryshime pa aprovime paraprake të Autoritetit Kontraktues. Në fund, nga komisioni është konkluduar se nuk pranohen punët e kryera, ka shkelje të kushteve të kontratës dhe mos zbatim të projektit, dhe jeta e përdorimit nuk mund të përcaktohet për këtë projekt. Gjatë ekzaminimit tonë të punëve, ishin prezent edhe këta anëtarë të komisionit”, raporton “Front Online”.

    Sipas ZKA-së këtë raport menaxheri i kontratës e kishte refuzuar, dhe kishte kërkuar nga sekretari të ndryshohet komisioni i pranimit teknik.

    Ndërkohë, menaxheri i kontratës kishte bërë disa ndryshime në situacionin përfundimtar për pagesë, duke ndryshuar disa pozicione të cilat i kishte aprovuar më parë tek pagesat11.

    “Sekretari me datë 06.12.2019 me vendim kishte ndryshuar anëtarët e komisionit, dhe kishte kërkuar që të bëhet një vlerësim i ri për pranimin teknik. Komisioni i ndryshuar, me datën 23.12.2019 kishte hartuar raportin për pranim teknik të projektit. Konkluzioni i komisionit ishte se pranohen punimet e kryera sipas kontratës, pasi që vërehet se punët janë kryer sipas kualitetit të kërkuar. Mirëpo, duhet të theksohet se në këtë periudhë, menaxheri i kontratës kishte ndryshuar situacionin final në disa pozicione nga ai që kishte pasur në dispozicion komisioni i parë. Kjo kishte ndodhur për shkak se menaxheri i projektit kishte nënshkruar raportet që punët janë përfunduar sipas kushteve të kontratës, përderisa ato nuk ishin kryer. Po ashtu, edhe si rezultat i neglizhencës së menaxhmentit për të pranuar dhe analizuar raportin e pranuar nga komisioni i parë, dhe marrjen e veprimeve të duhura për këtë projekt” thuhet më tutje në raport”, raporton “Front Online”.

     Ndryshime në pozicionet e kontratës pa aprovime paraprake

    Bazuar në Rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik, pika 61.6 “Pasi të jetë shpërndarë kontrata, menaxhimi i kontratës, përveç kompetencës për të ndryshuar apo ndërprerë, do të kalojë nga Departamenti i prokurimit te Menaxheri i Projektit”, neni 61.20 përcakton se “menaxherët e Projektit duhet të sigurojnë që operatori ekonomik i përmbushë të gjitha obligimet e performancës apo dërgesës në përputhje me termat dhe kushtet e kontratës”, neni 61.21 “Ndryshimi i kontratës iniciohet nga Menaxheri i kontratës.

    Në rast të kontratave për punë nevojitet aprovimi paraprak i projektuesit”. Te projekti “Shtresimi me asfalt në rrugën Hajkobillë-Zajqevc-Tuxhec L=12550M” në vlerë 1,049,441€, kemi vërejtur se kishte ndryshime të sasive të realizuara në 13 pozicione duke rritur sasinë e kontraktuar deri 25% por pa ndryshuar çmimin e kontratës. Ndërsa, disa pozicione nuk ishin realizuar fare. Po ashtu, projekti ka dështuar të realizohet sipas paramasës dhe parallogarisë së kontraktuar në disa pozicione. Vlera e planifikuar e këtyre pozicioneve12 ishte 31,858€. Në këto pozicione janë kryer punë në vlerë prej vetëm prej 660€.

    “Për këto ndryshime nuk ishte marrë aprovimi paraprak nga Zyrtari Kryesor Administrativ (ZKA). Sipas menaxherit të kontratës këto pozicione nuk janë realizuar sepse ai e kishte vlerësuar se nuk ka pasur nevojë dhe mjetet janë paguar për realizim të punëve shtesë për disa pozicione tjera. Për këtë çështje, ne kemi kërkuar shpjegime më të hollësishme, por nga menaxheri kontratës nuk kemi marrë ndonjë përgjigje. Ndryshimi i paramasës së projektuar dhe të kontraktuar pa aprovime paraprake nga njësia kërkuese dhe ZKA-ja, mund të ndikojnë që punët në realizimin e kontratës të mos jenë konform kërkesave të projektit dhe të mos merret vlera për para. Ministri duhet të siguroj se çdo ndryshim në kushte të kontratës gjatë zbatimit të projektit bëhet vetëm pas njoftimit të zyrës së prokurimit, aprovimeve paraprake të marra nga ZKA dhe njësia kërkuese, raporton “Front Online”.

    Hyrje në obligime kontraktuese përtej ndarjeve të aprovuara buxhetore

    Sipas ligjit për buxhet 2019, nr. 06/L-166, neni 12, pika 6 përcakton se nënshkrimi i kontratave për projekte kapitale shumëvjeçare bëhet nga organizatat buxhetore vetëm në rast se shpenzimet e tilla janë të parapara në ligjin e buxhetit për vitin fiskal 2019 dhe për dy (2) vitet në vijim. Po ashtu, bazuar në Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik, neni 8.1.1 përcakton se AK do të inicioj një aktivitet të prokurimit, vetëm pasi që të ketë kryer një vlerësim formal të nevojave, pse saktësisht nevojitet prokurimi, dhe neni 8.2, ZKF do të siguroj që fondet janë në disponueshmëri për prokurimin në fjalë.

    Ne kemi identifikuar tre (3) raste që MI kishte nënshkruar kontratat për disa projekte me vlerë më të madhe se buxheti i planifikuar sipas ndarjeve buxhetore.

    Për projektin ”Ndërtimi i rrugës Lubozhë-Lugu i butë”13, në vitin 2019 ministria ka nënshkruar kontratë me vlerë 3,133,834€, dhe realizimi i punëve ishte caktuar të kryhet për 355 ditë pune, ndërsa ndarja buxhetore e përcaktuar në tabelën e projekteve kapitale ishte parashikuar vetëm për vitin 2019 në vlerë 150,000€ dhe jo për vitin tjetër, raporton “Front Online”.

    Për projektin “Zgjerimi i rrugës nacionale N9.1 segmenti Dollc-Gjakovë, L=31.00” (me numër 15658). Ndarja buxhetore bazuar në tabelën 3.2 të Ligjit të buxhetit për këtë projekt ishte 27,448,597€. Në muajin mars të 2019 ishin lidhur tre kontrata në vlerë 12,873,225€. Rjedhimisht, mjete të lira për këtë projekt pas nënshkrimit të kontratës ishin 14,575,372€. Po ashtu, në korrik 2019, MI kishte nënshkruar tre kontrata tjera (të ndara në tre lote) në vlerë 21,022,555€. Me këtë rast, MI kishte hyrë në obligime kontraktuese më shumë se ndarjet buxhetore në dispozicion për 6,447,183€.

    Për projektin “Rehabilitimi i Rrugës Regjionale r 115 Gërlicë e EpërmeShtërpcë-Brezovicë dhe rruga r 210 Brezovicë – Qendra e Skijimit”, në vitin 2019 Ministria kishte nënshkruar kontrata me vlerë 3,240,609€, ndërsa ndarja buxhetore e paraparë për tre vite në tabelën 3.2 të projekteve kapitale në Ligjin e Buxhetit ishte 1,300,000€, raporton “Front Online”.

    “Deklarata e nevojave dhe përcaktimit të disponueshmërisë së fondeve, ku përcaktohet vlera e parashikuar e projektit, nuk ishin bërë në pajtim me ligjin e buxhetit. Kjo kishte ndodhur për shkak se menaxhmenti ka parashikuar se mund të ndodhin ndryshime tek rritjet buxhetore për këto projekte. Hyrja në obligime kontraktuese në vlera më të larta se ndarjet buxhetore, pa sigurimin e fondeve të duhura, mund të ndikojnë në dështimin e kontratave dhe krijimin e obligimeve të cilat do të jenë ngarkesë për buxhetin e viteve vijuese. Kjo gjithashtu rritë rrezikun që ministria të bëhet subjekt i kontesteve gjyqësore, të cilat mund të përfundojnë me kosto shtesë të kontratave” thuhet në raportin e ZKA-së, raporton “Front Online”.

     

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Ekonomi17 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili është takuar me drejtorin e Departamentit të Statistikave dhe njëherësh kryestatisticientin e...
    Ekonomi16 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, u mirëprit në selinë e Bankës Botërore nga zëvendëspresidenti dhe njëherësh...
    Ekonomi15 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se një muaj nga lansimi i masës së punësimit për komunat në veri janë regjistruar...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur mbështetjen që i dha Asambleja Parlamentare Kosovës për anëtarësim në...
    Lajme18 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog sërish ka kritikuar ekzekutivin për Ligjin për Paga dhe për Zyrtarët Publikë, ku...
    Lajme18 Prill 2024
    Kanë diplomuar kadetët e rinjt të Policisë së Kosovës. Vendit i janë shtuar edhe 445 policë të rinj, nga të cilët 345...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Më shumë se 13,800 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, sipas Drejtoreshës Ekzekutive të Fondit të OKB-së për...
    Lajme18 Prill 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të policisë ka u ka uruar mirëseardhje...
    Front TV18 Prill 2024
    Në mungesë kuorumi ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për subvencionimin e teksteve shkollore dhe mjeteve shkollore për vitin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.