×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS modernizon rrjetin në Veternik

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Mbi 1500 banorë të lagjes Veternik të Prishtinës do të marrin shërbime shumë më kualitative të energjisë elektrike. Aty, tashmë pjesa më e madhe e rrjetit 50 vjeçar është modernizuar.

    Dhjetëra shtylla të reja betoni kanë zëvendësuar shtyllat e vjetëra të drurit që mezi mbaheshin në këmbë. Edhe mijëra metra kabllo janë ndërruar të njëjtën kohë. Pas përfundimit të projektit të gjitha shtyllat e vjetra do të demontohen.

    Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga KEDS-i, ku thuhet se rrjeti i ri ka rritur edhe sigurinë për banorët. Ata kanë mirëpritur investimet e KEDS derisa shprehen mjaft të kënaqur me punën e realizuar. “Që 15 vite jam i ardhur këtu. Këtë rrymë e kemi pru me krahë tonë në atë kohë, krejt me hargjime tona, e para herë që u listu dhe u bo, u knaq kjo lagje me këtë rrymë. Kjo është…ma mire s’ki ku me qu”, tha Zymer Ademi, banor i lagjes Veternik.

    Njëjt sikurse Zymeri, u shpreh edhe Musli Bunjaku, i cili tha se këto investime të bëra nga KEDS kanë rritur sigurinë dhe kanë përmirësuar furnizimin me energji elektrike. “Të kënaqur jemi 200 përqind prej këtyre investimeve të cilat është duke i bo KEDS-i. Jemi çudit kur i kemi pa duke i zëvendësu banderat pa ardh ne lagjja me i thirr. Para KEDS’it kemi bërë kërkesë, por askush nuk është marr me ne”, tha Bunjaku, i cili është gjithashtu banor i kësaj lagje.

    Deri në përfundim të këtij investimi do të vendosen mbi 100 shtylla dhe mbi 7000 m kabllo. Ky investim i KEDS mundëson që në këtë lagje të përmirësohet dukshëm gjendja energjetike për këta konsumatorë, të cilët deri tani kanë pasur probleme të mëdha me rrymë.

    KEDS, që nga privatizimi i distribucionit ka bërë shumë investime në sistemin e rrjetit elektrik në Kosovë dhe kjo ka ndikuar dukshëm në cilësinë dhe furnizim të rregullt me energji elektrike.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka bërë një huqje në profilin e tij në Facebook. Ai e ka postuar një fotografi...
    Lajme30 Maj 2025
    Njohësi i ekonomisë Artan Muhaxheri për FrontOnline ka komentuar lidhur me përfshirjen e njerëzve të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverinë Kurti...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje doli në pushtet duke premtuar se nuk do të punësojë familjarë. Ao...
    Lajme30 Maj 2025
    Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se janë identifikuar tre persona të dyshuar, në tri raste...
    Lajme30 Maj 2025
    Analisti politik Artan Muhaxhiri për FrontOnline ka ngritur shqetësime serioze mbi përfshirjen e figurave të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje në biznesin e...
    Lajme30 Maj 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se është krenare që mbështet ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.