×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEDS me rrjet të ri në fshatin Bablak, zgjidhet problemi i mbi 150 bizneseve

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    KEDS-s është drejt finalizimit të projektit të ri për krijimin e një dalje paralele për furnizim me energji për fshatin Bablak të Komunës së Ferizajt, ku në këtë rrjet do të kyçen mbi 150 biznese dhe rreth 1500 konsumatorë ose rreth 10 mijë qytetarë të kësaj ane.

    Në këtë fshat, ekipet e KEDS janë duke punuar prej kohësh në projektin që përfshinë edhe vendosjen e shtyllave, shtrirjen e kabllove dhe vendosjen e një stabilimenti.

    Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se kjo dalje ka qenë mjaftë problematike dhe tani është duke u bërë finalizimi i saj, përderisa thekson se një pjesë është nëntokësore dhe pjesa tjetër është ajrore.

    Buzhala: Në këtë rrjet do të kyçen 150 biznese

    “Bëhet fjalë për daljen e Bablakut e cila tashmë ndahet në dy pjesë, njëra pjesë do të jetë funksionale shumë shpejtë dhe do të përdoret komplet për bizneset e kësaj ane. Bëhet fjalë për mbi 150 biznese dhe për 1500 konsumatorë apo afër 10 mijë qytetarë që do të jenë përfitues direkt prej linjës së re. Një pjesë e saj është nëntokësore, një pjesë tjetër është ajrore dhe është afër katër kilometra rrjet komplet i ri. Kjo do të thotë që e paraqet përkushtimin e KEDS-it që të jemi afër bizneseve që të ndihmojmë sa të mundemi ekonominë e këtij vendi”, ka thënë Buzhala.

    Dalja aktuale e energjisë elektrike ka qenë mjaft problematike dhe me linjën e re po zgjidhet një shqetësim i trashëguar për Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike.

    Siç bëhet e ditur vlera e këtij projekti e kalon shumën e 100 mijë eurove dhe është i financuar nga KEDS-i.

    Buzhala thekson se bizneset e kësaj ane shumë shpejtë do të vazhdojnë aktivitetet e tyre pa problemin e energjisë elektrike.

    Buzhala: Ky projekt po bëhet direkt për ndihmë të bizneseve

    “Është investim qindra-mijëra euro mirëpo kjo po bëhet për ndihmë të bizneseve direkt. Ka qenë dalje mjaftë problematike, kemi pasur ankesa të vazhdueshme nga bizneset. Dihet që është rrjet që ne e kemi trashëguar, nuk ka qenë rrjet që ka ndodhur përkeqësimi i saj brenda periudhës kur KEDS-i, e ka në menaxhim, mirëpo ka qenë problem i mëhershëm, i trashëguar, mirëpo ne po e zgjidhim këtë çështje në mënyrë që bizneset të marrin frymë lirshëm dhe të vazhdojnë aktivitetet e tyre”, ka thënë zëdhënësi i KEDS.

    Buzhala ka thënë se presin mbështetje nga Ministria e Infrastrukturës në mënyrë që së bashku të jenë në funksion të ekonomisë, pasi që dihet që zhvillimi i vendit është jetik.

    Projekti në fshatin Bablak të Komunës së Ferizajt ka filluar gjatë verës, ndërsa do të finalizohet gjatë këtyre ditëve.

    Nga Rubrika
    Ekonomi15 Shkurt 2025
    Lëvizja “Vetëvendosje” ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare të dielës së kaluar, me 40.86 për qind të votave dhe me përfshirjen...
    Ekonomi14 Shkurt 2025
    Ambasada amerikane në Kosovë pas një takimi të zhvilluar me Odën Ekonomike Amerikane tha se investitorë kosovarë janë të interesuar për të...
    Ekonomi14 Shkurt 2025
    Në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore kishte rritje për 46,9 për qind, krahasuar me vitin 2020. Ndërkaq, indeksi...
    Të tjera
    Sport17 Shkurt 2025
    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë se e ka marrë “aminin” nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për organizimin...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Lituania ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ky vend ka uruar që të ketë paqe, stabilitet e prosperitet në...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Princ Leka ka uruar Kosovën në 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke thënë se 17 shkurti është një nga ngjarjet më...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Hamza ka përmendur krerët e UÇK-së që...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës, duke kujtuar sakrificën e veprimtarëve deri në shtet...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Pakistani ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së saj. Ky shtet ka përzgjedhur një foto...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.