×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS me rrjet nëntokësor në lagjen Pejton

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Njëjtë si në pjesët tjera të Prishtinës, KEDS është duke i larguar të gjitha shtyllat elektrike dhe duke e vendosur rrjetin elektrik komplet nën tokë edhe në Pejton. Mbi 4500 konsumatorët e kësaj lagje do të kenë rrjet modern, të standardeve më të larta.KEDS aty kishte trashëguar një rrjet të stërvjetëruar dhe që nuk i përmbushte nevojat e furnizimit të lagjes.

    Krijimi i fyteve të ngushta ishte theksuar edhe më tepër me faktin se Pejtoni njihej si lagje me shtëpi njëkatëshe, ndërsa tashmë aty ka me dhjetëra ndërtesa të larta. Kabllot e rrymës nuk mjaftonin ta përballonin gjithë atë kërkesë të rritur, përderisa ishin stërvjetëruar. Por, tashmë gjithcka po ndryshon.Tashmë në kanalet kabllovike të hapura enkas janë të vendosura anekënd Pejtonit mbi 26 mijë metra kabllo të tensionit 20 kV.

    Të njëjtën kohë konsumatorët do të kenë edhe linja rezervë alternative. Kjo nënkupton që nëse dalja e tyre ka prishje, menjëherë furnizimi kalon në daljen alternative dhe konsumatori nuk ballafaqohet me mungesë të energjisë.

    Pra, me anë të modernizimit të rrjetit konsumatorët do të marrin shërbime dukshëm më kualitative dhe të sigurta të energjisë elektrike.Investimet milionëshe në Pejton janë pjesë e megaprojektit që po zhvillon KEDS për Prishtinën. Pjesa më e madhe e rrjetit të Tensionit të Mesëm dhe një pjesë e konsiderueshme e Tensionit të Ulët deri vitin e ardhshëm do të vendoset nën tokë. Pas përfundimit të punimeve, 90 mijë nga 120 mijë konsumatorët e Prishtinës do të kenë furnizim alternative.Do të dyfishohen kapacitetet distributive përmes zëvendësimit të të gjitha kabllove, të cilat do të jenë të reja dhe me kapacitet 20 kV nga 10 kV sa janë tani.

    Investimet shkojnë në 17 milionë euro. Pas përfundimit të këtyre investimeve, rrjeti elektrik në kryeqytet do të jetë modern dhe kompatibil me rrjetet më të avancuara evropiane. Prishtina nuk do të ketë nevojë më fare për investime në rrjetin elektrik distributiv për 30 vjetët e ardhshme.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.