×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    KE: Vala e dytë e koronavirusit është e pashmangshme

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Vala e dytë e epidemisë së Kovid-19 është e pashmangshme, deklaroi sot eurokomisarja për shëndetësi, Stella Kiriakidis dhe shtoi se me rëndësi është që karantinës së dytë t’i qasemi me më shumë maturi.

    KE-ja prezantoi masa afatshkurta për përforcim të gatishmërisë së sistemeve shëndetësore evropiane për valë të dytë të koronavirusit.

    Sipas rekomandimeve të Komisionit evropian, masat nacionale kundër epidemive duhet t’u përshtaten karakteristikave të popullatës, përfshirë edhe ato kulturologjike, me qëllim që opinioni të ketë besim. Ky nuk është momenti më i ndritur për BE-në”, deklaroi nënkryetari i Komisionit evropian, Margaritis Shinas lidhur me mospërmbushjen e rekomandimeve paraprake të Komisionit.

    Sipas KE-së, është e domosdoshme vigjilenca e vazhdueshme dhe gatishmëria për veprim të shpejtë nga ana e saj dhe nga ana e vendeve të BE-së, në mënyrë që të mund të kontrollohet përhapja e sëmundjes dhe të evitohen kufizimet e reja të plota të lirisë së lëvizjes, raporton ALSAT.

    Çdo vit, gripi sezonal u bën presion sistemeve shëndetësore evropiane, prandaj u bëjmë thirrje vendeve të BE-së të mendojnë për ndërmarrje të aktiviteteve për ta parandaluar atë, për shembull, me rritjen e qasjes drejt vaksinave, me fillim të hershëm të fushatave për vaksinim dhe me zgjerim të vëllimit të këtyre fushatave, me furnizim publik të medikamenteve”, kumtoi KE-ja. SË shpejti priten udhëzime për tërë këtë nga Qendra evropiane për preventivë dhe kontroll të sëmundjeve.

    Kiriakidis tha se KE-ja ende po bisedon me prodhuesin e medikamentit remdesivir, që e përshpejton rikuperimin e pacientëve me koronavirus. Sipas saj, medikamenti është i kapshëm në BE, ndërsa sasitë e reja, për të cilat po negociohet, do të shpërndahen mes vendeve evropiane sipas nevojës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një 33-vjeçar ka vdekur në Shqipëri. Kjo si pasojë e një aksidenti të ndodhur dje në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”. Shoferi ka humbur...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 nëntor nuk shfaqi asnjë...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të luftës së tij të paprovokuar kundër Ukrainës, janë mbledhur në Berlin të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një qytetar nga Podujeva i ka gjetur sot një shumë të parave, që me siguri se i kanë humbur dikujt dhe ato...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot në 30 vjetorin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, i ka vizituar në Hagë Hashim...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjatë pasdites, Ana dhe Anisa janë përplasur me fjalë. Teksa Ana e pyeste se a ka diçka Anisa personale me të, ajo...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 nëntor nuk shfaqi asnjë...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të luftës së tij të paprovokuar kundër Ukrainës, janë mbledhur në Berlin të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa bujqësore “Krusha” thotë se pavarësisht rolit të rëndësishëm në eksport, nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë. Pas lajmit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.