×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ke marrë subvencione nga Zyra e Kryeministrit”, deputetët e komunitetit egjiptian përplasen në Kuvend

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha e Elbert Krasniqi janë përplasur sërish në seancën për votimin e projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike. Berisha i ka bërë thirrje Krasniqit që ta votojë këtë projektligj, ndërsa Krasniqi ka refuzuar, duke e akuzuar Berishën se votat po i jep vetëm për interesa personale, raporton Front Online.

    “E kam një porosi dhe dua ta përcjelli te bashkombasi im, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili e përfaqëson komunitetin egjiptian, në emër të atij komuniteti që më ka porosit ta ftoj deputetin ta votojë këtë projektligj për shkak që është në interes të këtij komuniteti që e dimë të gjithë se në çfarë gjendje është. Këtu jemi të thirrur me e përkrah dhe me e votu një ligj, sidomos unë dhe Elberti të zgjedhur nga ai komunitet, sidomos me i mbrojtë interesat e atij komuniteti që na ka sjellë këtu… Si vëlla i komunitetit të përbashkët, e ftoj deputetin Krasniqi kësaj here ta mbështes komunitetin e tij që e ka pru këtu”, ka thënë Berisha.

    Ndërkaq deputeti Elbert Krasniqi, që i është bashkangjitur Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kërkesa e Berishës është qesharake dhe naive, derisa e ka akuzuar atë se ka përfituar subvencione për vete nga Zyra e Kryeministrit.

    “Është edhe qesharake, edhe naive kjo thirrje. Kujtoj që kjo qeveri nga pakoja emergjente fiskale, masë emergjente që t’i ndihmojë komunitetin, nuk e ka implementu. Është e vetmja masë që nuk e ka implementu….. Vetoni sot nuk ka arsye me votu, Vetoni sot ka arsye me i kushtëzu, e jo të bëj thirrje për këso pazare… Unë e kuptoj që ky është vetëkënaq që këtë edhe klanin e tij Zyra e Kryeministrit e ka mbështetur me subvencione që duhet t’u shkojë deri në fund edhe hetuesia”, ka thënë Krasniqi.

    Në replikë, Veton Berisha ka thënë se duartrokitja që ia dhanë deputetët e LVV-së Elbert Krasniqit, dëshmon se ai dirigjohet nga ai subjekt politik.

    Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike ka kaluar në lexim të parë.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën zgjedhore nga palestra “Shani Nushi” në Gjakovë. Kandidati i kësaj partie për kryeministër, njëherësh kryetar i...
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një video në rrjetin social ‘’Facebook’’, ku ka treguar se në mëngjesin e sotëm,...
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se një tjetër prioritet i tij është edhe shëndetësia e qasshme dhe e...
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. “Jam kanë shumë hiperaktiv,...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është shtylla e shoqërisë. “Kur flasim për mbështetjen e familjeve, ato...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamta, ka thënë se një prej prioriteteve kryesore të tij është zhvillimi ekonomik. “Vizioni im për...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në një...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, në hapjen e fushatës zyrtare të kësaj partie ka folur edhe për ish-liderët e PDK-së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.