×
  • Lajme
  • Lajme

    KE-ja miraton agjendat e reformave të Kosovës dhe katër shteteve tjera të rajonit

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Komisioni Evropian e ka bërë hapin kyç për të mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes dhe reformave, duke miratuar në takimin e 23 tetorit agjendat e reformave për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

    Komisioni Evropian tha se e mori këtë vendim pasi shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë pëlqimin e tyre për këto agjenda.

    Bosnjë e Hercegovina ka mbetur vendi i vetëm për të cilin agjenda e reformave nuk është miratuar ende. Ky shtet ishte i vetmi që nuk dorëzoi me kohë agjendën e reformave.

    “Në planet e tyre ambicioze të reformave, pesë qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor shprehin përkushtimin për reformat fondamentale dhe socio-ekonomike të cilat do t’i ndërmarrin për të siguruar rritje dhe konvergjencë me BE-në në kuadër të Planit të Rritjes, gjatë periudhës prej vitit 2024 deri më 2017”, u tha në njoftimin e BE-së.

    lani i Rritjes është në vlerë të përgjithshme prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat, 2 miliardë do të jenë para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në formë të kredive të favorshme, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Krahasuar për kokë banori, Kosova do të jetë përfituesja më e madhe nga kjo paketë, pasi shteti do të përfitojë më shumë se 820 milionë euro.

    Miratimi i agjendave të reformave është përshëndetur edhe nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

    “Jam e impresionuar me punën që kanë bërë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor në agjendat e tyre të reformave. Kjo dëshmon se ata janë të përkushtuar që të ketë sukses Plani i Rritjes. Ky është një udhërrëfyes i ynë për të afruar pranë nesh ekonomitë e Ballkanit Perëndimorë dhe për t’u mundësuar ndërmarrjeve të tyre qasjen dhe mjetet për të konkurruar në tregun tonë unik. Secili përfiton dhe është një hap i madh drejt BE-së”, deklaroi von der Leyen.

    Agjendat e reformave përqendrohen në fushat me prioritet si sundimi i ligjit, të drejtat themelore, qeverisja, tranzicioni digjital dhe i gjelbër, kapitali njerëzor dhe zhvillimi i një mjedisi biznesor.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ditën Kombëtare popullin hungarez që siç tha, sot nderojnë luftën e guximshme të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë pranuar informata se një person në fshatin Prelez të Muhaxherëve posedon armë zjarri. H.R. të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovë dhe deputetja Hykmete Bajrami, duke kritikuar qeverisjen e tanishme, ka deklaruar se 95% e premtimeve të...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në pyetjen se kur do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës hapa për dërgimin e...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë sot se do të mbyllen të gjitha institucionet paralele të shtetit të...
    Sport23 Tetor 2024
    Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp pas fitores me përmbysje ndaj Borussia Dortmundit. Trajneri i Real Madridit e lavdëroi ekipin...
    Lajme23 Tetor 2024
    Një ditë para takimit në nivel të kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, Bashkimi Evropian bëri të ditur çështjet që...
    Lajme23 Tetor 2024
    Policia Rajonale e Pejës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”. I dyshuari...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka refuzuar të japë datë për përfundimin e autostradës Prishtinë-Gjilan. Në një konferencë për media pas mbledhjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.