×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Autostrada Prishtinë-Gjilan, Aliu: Kur është thënë se përfundon në fund të vitit 2023, as për së afërmi s’ka qenë realisht

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka refuzuar të japë datë për përfundimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

    Në një konferencë për media pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Aliu tha se për këtë projekt “hezitoj edhe përtoj me folë sepse kemi pengesa të vazhdueshme dhe kemi pasë zvarritje të vazhdueshme”.

    Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi patën thënë kjo autostradë do të hapej deri në fund të vitit 2023. Qytetarët edhe ishin uruar.

    “S’përtoj me folë për rrugën e Mitrovicës, nuk përtoj me folë për rrugën e Podujevës, nuk përtoj me folë për rrugën e Pejës. Secilat janë duke shkuar me trende mjaft të shpeshte. Këto dy projekte janë projekte të trashëguara me probleme dhe të kontraktuara qysh atëherë, por ka një progres mjaft të madh, sidomos te autostrada e Gjilanit, në krahasim me atë të Gjakovës”, tha Aliu.

    Ai tha se “një mal i madh që ka qenë në mes të autostradës është gërmuar plotësisht”.

    Aliu tha se kur është thënë se kjo autostradë do të përfundonte në fund të vitit 2023, “ka qenë një gabim, për shkak se as për së afërmi nuk ka qenë realisht”.

    “Dhe për mua, kur kam qenë në vizitën e fundit – se është mbase projekti që më së tepërmi e kam vizituar, gati çdo muaj ia bëj një vizitë – mendoj që ka një progres të madh, mirëpo nuk mund t’ju jap datë, për shkak se kur është dhënë aso kohe premtimi ose data që do të kryehet në vitin e kaluar, ka qenë një gabim, për shkak se as për së afërmi nuk ka qenë realisht. Këto kanë qenë raportime të rregullta që vijnë nga ministria, që nuk kanë pasë shumë të bëjnë me realitetin. E që sot, pas zgjidhjes së shumë problemeve që kanë ndodhë – kanë qenë edhe disa të shpronësimit, edhe disa teknike nga rrëshqitja e dheut që ka ndodhë e që janë sanuar – pak a shumë problemet faktike, reale janë eliminuar dhe procesi është duke shkuar tashmë në një ritëm mjaft të shpejtë, por nuk mund t’ju jap datë”, tha ministri.

    Kurti kishte thënë se autostrada do të hapej në fund të vitit 2023. “Autostrada Prishtinë – Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime!”, thoshte më 21 korrik të vitit të kaluar.

    Durmishi ndërkaq, pak ditë më pas thoshte të njëjtën gjë, duke njoftuar se punimet po zhvilloheshin “me një dinamikë të shtuar”.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Tetor 2024
    Portali “Front Online” sonte raportoi se një polic i Kosovës u arrestua në orët e mbremjës në Prishtinë, i dyshuar për lëndë...
    Lajme28 Tetor 2024
    Forca Rezervë Strategjike e KFOR-it (SRF) e dislokuar nga Britania e Madhe u ridislokua sot nga Kosova, pasi përfundimit të një misioni...
    Lajme28 Tetor 2024
    Atifete Jahjaga, ka qenë gruaja e parë presidente në Kosovë e madje edhe në rajon. Për këtë, ajo kishte marrë edhe vëmendje...
    Të tjera
    Lajme28 Tetor 2024
    Atifete Jahjaga, ka qenë gruaja e parë presidente në Kosovë e madje edhe në rajon. Për këtë, ajo kishte marrë edhe vëmendje...
    Vip28 Tetor 2024
    Derisa po flitej për një pëlqim të mundshëm mes Gjestit dhe Xhenetës, në një moment banorja e Big Brother ka treguar zinxhirin...
    Vip28 Tetor 2024
    Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka vazhduar imitimet teksa në spektaklin ‘Prime’ ka imituar sërish këngëtarin Xuxi. Imitimi i Rezit shkaktoi shumë...
    Lajme28 Tetor 2024
    Qeveria e Serbisë njoftoi të hënën se e ka miratuar një projektligj për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën e autoriteteve...
    Lajme28 Tetor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull...
    Lajme28 Tetor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka postuar një video nga Suedia. Sipas tij, mërgata është me Lëvizjen dhe “nuk do të lejojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.