×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Katër shenja që tregojnë se trupi juaj është plotë me toksina

    FrontOnline
    10 Mars 2023

    Toksinat hyjnë në trup në mënyra të ndryshme, dhe ato mund të vijnë nga ushqimi, ajri, uji, madje edhe nga një telefon celular.

    Ekspertët kanë llogaritur se deri në moshën 70 vjeçare, një person do të hajë deri në 100 ton ushqime të ndryshme dhe do të pijë rreth 40,000 litra lëngje, nga të cilat të paktën një e pesta përbëhet nga ushqime që trupi ynë nuk mund t’i tresë ose t’i përdorë si energji.

    E gjithë kjo duhet të lidhet me faktin se shumë njerëz pinë shumë pak ujë, i cili është i rëndësishëm për tretjen, shkëmbimin e substancave dhe eliminimin e toksinave nga trupi, si dhe me zakonin e të ngrënit në mënyrë të parregullt, domethënë anashkalimin e vakteve e cila mund të jetë arsyeja e ngadalësimit të metabolizmit.

    Si gjithmonë, trupi na dërgon simptoma paralajmëruese, por është e rëndësishme që të jemi në gjendje t’i njohim ato.

    Ju nuk mund të humbni peshë

    Nëse po përpiqeni të humbni disa kilogramë dhe keni bërë gjithçka për t’ia dalë mbanë, por dhjami reziston, ka mundësi që toksinat të kenë faj. Toksinat si dioksinat, PCB-të dhe shumë pesticide janë lipofile që do të thotë se ato ruhen në trupin tonë nga qelizat dhjamore. Kur trupi është i mbingarkuar me to, bëhet e vështirë të humbasësh kilogramët e tepërt. Ajo që mund të bëni në këtë rast është të përpiqeni të rivendosni ekuilibrin në trup, gjë që do ta bëni kryesisht duke u ushqyer më shëndetshëm dhe duke shmangur marrjen e toksinave.

    Jeni shpesh të fryrë

    Zbrazja e zorrëve është një mënyrë tjetër se si trupi çliron veten nga toksinat, por nëse zbrazja nuk është e rregullt, toksinat mbeten në trup dhe mund të shkaktojnë parehati. Nëse keni probleme me jashtëqitjen, pini shumë ujë, jini më aktiv fizikisht dhe ndonjë çaj gjithashtu mund të ndihmojë.

    Keni erë të keqe goje

    Era e keqe e gojës nuk është vetëm e pakëndshme, por mund të jetë edhe shenjë se trupi është plot me toksina. Era e keqe e gojës mund të ndodhë për shkak të baktereve në gojë, por edhe nëse mëlçia dhe zorrët kanë vështirësi në eliminimin e toksinave. Duke pastruar rregullisht gjuhën dhe duke larë dhëmbët, ju mund të eliminoni bakteret nga goja juaj, gjithashtu majdanozi ose do të ndihmojë në detoksifikimin e mëlçisë.

    Erërat ju shqetësojnë

    Ndjeshmëria e tepërt ndaj aromave të jashtme mund të ndodhë nëse mëlçia ka vështirësi në eliminimin e toksinave nga trupi. Domethënë, kur mbyllen rrugët e detoksifikimit, shqisat bëhen më të mprehta, kështu që mund të shfaqet një dhimbje koke ose të përziera e shkaktuar nga disa erëra më të forta. Edhe në këtë rast, bimët mund të ndihmojnë në largimin e toksinave nga mëlçia. Përveç majdanozit, çaji mund të jetë gjithashtu i dobishëm./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, sot nga ora 15:00 do të takohet me stafin shëndetësor në Viti,...
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...
    Kronika13 Janar 2025
    Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari në një banesë gjatë muajit të kaluar. “Lidhur me...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.