×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Katër pije që duhet t’i konsumoni nëse jeni anemik

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2023

    Shkaktari më i shpeshtë i anemisë është mungesa e hekurit dhe pa të, organizmi nuk është në gjendje ta prodhojë hemoglobinën që u nevojitet qelizave të kuqe të gjakut për ta transportuar oksigjenin. Prandaj, hekurin mund ta përfshini në dietën tuaj ditore, por edhe ta kompensoni me pije të thjeshta.

    Disa pije përmbajnë komponime që mund ta përkeqësojnë aneminë duke bllokuar përthithjen e hekurit (kafe, çaj, pije të gazuara), ndërsa të tjerat përmirësojnë përthithjen ose përmbajnë përqendrime mjaft të larta të hekurit, vitaminës B12 ose folateve.

    Lëng portokalli

    Një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition në vitin 2004 zbuloi se konsumimi i vitaminës C rrit përthithjen e hekurit nga ushqimi. Një nga burimet më të pasura të vitaminës C është lëngu i portokallit, sepse një gotë përmban më shumë vitaminë C sesa doza e rekomanduar. Lëngu i portokallit është gjithashtu një zgjedhje e mirë për të pirë nëse jeni bërë anemikë për shkak të mungesës së folateve. Çdo gotë me lëng portokalli ka 74 mikrogramë folate. Kjo është pothuajse 19 për qind e nevojave ditore për një të rritur – shkruan LiveStrong, transmeton FrontOnline.

    Lëng karote

    Një dietë pa ushqime të pasura me vitaminë A mund ta përkeqësojë aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit. Kjo mund të jetë për shkak se vitamina A ndihmon në lëvizjen e hekurit të ruajtur në trupin tuaj në qelizat e kuqe të gjakut. Frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë dhe portokalli, si karotat, janë burime të mira të karotenoideve, të cilat shndërrohen në vitaminë A kur konsumohen. Përveç lëngut, rekomandohet të hani karota të freskëta.

    Lëng nga kumbullat e thata

    Lëngu i kumbullave të thata nuk është një burim i mirë i vitaminës A ose C, por është natyralisht i pasur me hekur. Konsumimi i rregullt mund të ndihmojë në uljen e simptomave të anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit. Çdo gotë me lëng kumbulle përmban më shumë se tre miligramë hekur. Për meshkujt, kjo sasi do të ishte afërsisht 38 përqind e tetë miligramëve të marrjes së rekomanduar ditore të hekurit. Për femrat, të cilat duhet të konsumojnë rreth 18 miligramë hekur në ditë, një gotë me lëng kumbulle do të plotësonte pothuajse 17 për qind të kërkesës.

    Qumështi

    Njerëzit që kanë anemi sepse nuk konsumojnë mjaftueshëm vitaminë B12 mund ta kompensojnë atë duke konsumuar qumësht. Çdo filxhan qumësht me pak yndyrë përmban një mikrogram vitaminë B-12, ose gjysmën e dozës së rekomanduar ditore për një të rritur./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Tre drona janë parë sot në shtëpinë e Big Brother Albania. Që të tretë ishin për Gjestin. Ai pas kësaj u pa...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Gjykatësi i Nju Jorkut, i cili kryesoi çështjen e parave të “heshtura” të Donald Trump të premten, e dënoi presidentin e zgjedhur...
    Sport10 Janar 2025
    Superliga e Kosovës në basketboll, këtë fundjavë vjen me ndeshjet e xhiros së 16-të. Sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    13 organizata ndërkombëtare të gazetarëve dhe lirisë së medias i kanë drejtuar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi janë thellësisht të...
    Lajme10 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hartuar planin operativ dhe se ka bërë të gjitha planifikimet për mbarëvajtje të zgjedhjeve të...
    Lajme10 Janar 2025
    Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.