×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Katër perimet më të mira që përmirësojnë shëndetin e trurit tuaj

    FrontOnline
    15 Gusht 2023

    Ka shumë aktivitete që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të trurit, siç janë përvetësimi i aftësive të reja, leximi, aktiviteti fizik dhe gjumi i mjaftueshëm.

    Megjithatë, regjimi ushqimor është një element kyç për ta mbajtur trurin tuaj “të ri” edhe me kalimin e moshës.

    Një rol të rëndësishëm për këtë luajnë disa perime të caktuara.

    Perimet me gjethe jeshile

    Perimet gjethe jeshile, si për shembull spinaqi, kale apo rukola, janë të pasura me vitaminë K, folate, beta-karotinë dhe luteinë. Këto lëndë ushqyese luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit.

    Këto perime janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në luftimin e dëmtimit të qelizave në trupin tuaj. Sa më pak dëm të bëhet në qeliza, aq më i shëndetshëm dhe më i fortë do të jetë truri edhe trupi juaj.

    Perimet e kryqëzuara

    Këto lloje perimesh duke përfshirë brokolin, lakrat e Brukselit, lulelakrën e shumë të tjera, janë një burim i fuqishëm vitaminës K dhe i folatit, vlera ushqyese që të rëndësishme për funksionet njohëse dhe trurin.

    Sugjerohet brokoli, i cili mund të japë përfitime pozitive për shëndetin e trurit tuaj.

    Perime ngjyrë portokalli

    Patatet e ëmbla dhe perimet e tjera si karotat, specat e kuq dhe kungujt, janë burime të shkëlqyera të beta-karotenit dhe antioksidantëve të shumtë.

    Ato luftojnë radilaket e lira të cilat shkaktojnë dëme në qeliza dhe për më tepër sipas një studimi të fundit, beta-karoteni mund të jetë shumë i dobishëm për sëmundjet neurologjike si Alzheimer.

    Panxhari

    Panxhari është një burim i pasur i nitrateve dhe acidit folik, të cilat nxisin edhe më tej rrjedhjen e gjakut në tru. Kjo gjë përmirëson funksionet njohëse të trurit.

    Acidi folik, i njohur gjithashtu si B9, ka treguar se ndihmon në uljen e rrezikut të disa çrregullimeve neurologjike dhe psikologjike si Alzheimer dhe depresioni.

    Korrni të gjitha përfitimet e panxharit duke përfshirë atë sallatë ose duke e konsumuar në formë lëngu së bashku me mollën jeshile dhe karotat.

    Të konsumoni sa më tepër perime të mundeni është një nga mënyrat më të mira për tu kujdesur jo vetëm për shëndetin e trurit por për të gjithë organizmin tuaj./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Artikull i Sponsoruar11 Janar 2025
    Prishtina Ticket ofron fluturime direkte tri herë në javë nga Nürnberg drejt Prishtinës, të hënën,të mërkurën dhe të shtunën, duke siguruar fleksibilitet...
    Lajme11 Janar 2025
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve është e kalueshme pas reshjeve të mëdha...
    Lajme11 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës mbrëmë e ka mbajtur mbledhjen e 244-të, e cila u zhvillua në formë elektronike. Në njoftimin e lëshuar për...
    Lajme11 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhuar që rrugët të jenë të kalueshme pas reshjeve të borës. Ai...
    Lajme11 Janar 2025
    Sot, më 11 janar 2025, rreth orës 11:00, kanë filluar kërkimet për Arban Hisarin, 26 vjeç, nga Prizreni, i cili është raportuar...
    Vip11 Janar 2025
    Xuxi e ka komplimentuar Sarën për dukjen. “O Zogu im i vogël. Zogu më i mirë prej krejtve, Zaraaaa. Khu allah po...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.