×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Katër llojet e shefave dhe cili konsiderohet më i miri

    FrontOnline
    18 Tetor 2022

    Sado që punonjësit do të mundohen ta bindin veten që janë duke shkuar në punë dhe duhet thjesht ta kryejnë punën e tyre, kjo nuk funksionon. Punonjësve u duhet dikush i cili i motivon ata dhe i bën ta duan punën, por edhe të mos ndihen të pavlerësuar.

    Sigurisht as për shefat kjo nuk është punë e lehtë. Ata mund të bëjnë diçka që ju duket e mirë, por nuk është, ose anasjelltas. Firma kërkimore dhe këshilluese Gartner, i anketoi 5.000 menaxherë, për të gjetur se çfarë bëjnë shefat e mirë për t’i zhvilluar punonjësit në mjediset dinamike të sotme. Pas anketimit rezultoi që ekzistojnë katër lloje të shefave – transmeton Akademi Pune.

    Shefat mësues: I përgatisin punonjësit bazuar në përvojën që kanë. Pra, ata nisen nga mënyra se si i kanë bërë punët dikur, ose vazhdojnë t’i bëjnë ende, prandaj edhe kolegët e tyre duhet t’i bëjnë njësoj. Arsyeja pse ata janë ngritur është për shkak njohurive që kanë.

    Shefat vëzhgues: I kontrollojnë vazhdimisht punonjësit e tyre. Qëllimi i tyre është që të jenë pikërisht ata që japin trajnime dhe komente të vazhdueshme.

    Shefat nxitës: Kanë qasje më të lehtë duke dhënë pohime pozitive gjatë gjithë kohës. Pra, ata janë mbështetës, por jo edhe aq proaktiv për zhvillimin e aftësive të punonjësve të tyre.

    Shefat lidhës: I lidhin punonjësit me të tjerët brenda ekipit ose organizatës. Pra, me personat që janë të përshtatshëm për t’i adresuar nevojat e secilit prej tyre.

    Cili lloj i shefit është më i miri

    Sipas bashkautores së “The Connector Manager: Why Some Leader Build Exceptional Talent, and Others Don’t”, Sari Wilde, nuk janë efikas të gjitha këto lloje.

    Shefat mësues duan t’i bëjnë gjërat ashtu siç duan vetë dhe nuk pranojnë ide apo strategji të reja. Kjo është problematike në botën e sotme ku kërkohen inovacioni dhe kreativiteti.

    Shefat nxitës janë më të mirët për ata punonjës që motivohen gjatë gjithë kohës. Megjithatë kjo qasje siç e quan Wile “të mësosh duke bërë” shkakton stres, ulje të sigurisë psikologjike dhe rritje të “djegies” së punonjësve.

    E kush ka menduar që shefat kontrollues e rrisin produktivitetin e punonjës mund “të zhgënjehet” sepse sipas matjes, këta shefa mendojnë që e dinë se çfarë është më e mira, kur në shumë raste as nuk e dinë. Pra, ata mund t’i drejtojnë punonjësit e tyre drejt rrugës së gabuar.

    Pra, mbetet që shefat lidhës janë “më të mirët në mbështetjen dhe zhvillimin e karrierës së punonjësve të tyre”, bazuar në efektivitetin dhe gatishmërinë për t’ua rritur aftësitë punonjësve. Si ndodh kjo? Në bazë të lidhjeve të fuqishme që ata i ndërtojnë.

    Lidhjes me menaxherin dhe punonjësin, duke i bërë pyetjet e duhura në mënyrë që të njihen me motivimet, interesat, qëllimet etj.

    Lidhjes me ekipin, sepse shefat e mirë e dinë që nuk duhet të jenë burimi i vetëm për zhvillimin e punonjësve. Duke e bërë lidhjen me ekipin, punonjësit mundtë ndihen rehat dhe të sigurt t’i ndajnë aftësitë e tyre me njëri tjetrin.

    Lidhja me organizatën në përgjithësi është një lidhje tjetër që e shfrytëzojnë shefat lidhës. Ka shumë individë tjerë të cilët ndihmojnë, pra ekipet kanë çfarë të shkëmbejnë me njëri tjetrin.

    Si t’i menaxhoni shefat e tjerë

    Nuk e kanë të gjithë fatin ta kenë një shef i cili është kujdeset për lidhjet profesionale të punonjësve. Tashmë që i keni mësuar llojet e shefave dhe e shihni që nuk bëni pjesë në grupin e “punonjësve me fat”, ka ende disa rrugë si të keni sukses me të gjithë tipat e shefave.

    Sqaroni reagimet: Nëse gjatë gjithë kohës bombardoheni me komente të shefit, krijoni një listë, në të cilat i keni hedhur pikat më të rëndësishme. Kështu i tregoni shefit që jeni duke u kujdesur në punët e duhura.

    Ndani qëllimet e karrierës: Pavarësisht se çfarë shefi keni, tregoni atij se cilat aftësi dëshironi t’i zhvilloni. Mos keni frikë!

    Krijoni lidhje vetë: Përqendrohuni të krijoni lidhje vetë dhe t’i shfrytëzoni ato lidhje për të marrë udhëzime edhe pa ndihmën e shefit!

    Kërkoni projekte me shefa lidhës: Edhe nëse nuk janë shefat tuaj të drejtpërdrejt kërkoni të punoni në ato projekte, prej të cilave vjen ndihma e shefave lidhës.

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kujtuar masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 26 vite më parë,...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona...
    Lajme15 Janar 2025
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar se përvjetori i masakrës së Reçakut kujton përgjegjësinë kolektive për t’u përballur me të kaluarën...
    Lajme15 Janar 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.