
Pas raportimeve në media se ka pasur përplasje fizike ndërmjetanëtarit të PSH-së Nol Nushi dhe Tomë Gashit, ka reaguar edhe drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, shkruan Front Online.
Ai përmes një shkrim në Facebook, ka thënë se Nol Nushi i është kundërpërgjigjur duke e gjuajtur me ujë, por se nuk ka pasur përleshje fizike.
“RTK njofton shikuesit se mysafiret kane vazhduar debatin me tone ofenduese edhe pas emisionit ku Nol Nushi i eshte kunderpergjigjur duke e gjuajtur me uje, por se nuk ka pasur perleshje fizike e as goditje ndermjet tyre”, ka thënë ai
Reagimi i plotë:
Te nderuar, Menaxhmenti i RTK mohon lajmet e publikuara ne disa portale per nje perleshje fizike te mysafireve Tome Gashi dhe Nol Nushi ne studion e RTK pas debatit. RTK njofton shikuesit se mysafiret kane vazhduar debatin me tone ofenduese edhe pas emisionit ku Nol Nushi i eshte kunderpergjigjur duke e gjuajtur me uje, por se nuk ka pasur perleshje fizike e as goditje ndermjet tyre./Front Online