Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Gjilan.
I njëjti thuhet të ketë kanosur një femër me mesazhe përmes telefonit.
“Gjilan 14.10.2022 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se përmes telefonit me mesazhe e kishte kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online