Një zyrtare policore është kanosur përmes telefonit nga një i dyshuar në Podujevë, i cili sipas policisë ndodhet në arrati.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Podujevë 15.03.2022 – 18:55. Ankuesja femër kosovare zyrtare policore, ka informuar se përmes telefonit është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./FrontOnline