Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kandidatja pro-perëndimore fiton zgjedhjet presidenciale në Moldavi

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Maia Sandu, një ish-ekonomiste e Bankës Botërore që mbështet lidhjet më të ngushta me Bashkimin Evropian, është fituesja e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të Moldavisë.

    Sandu fitoi 57 për qind të votave, duke i siguruar asaj një fitore ndaj presidentit pro-rus në detyrë, Igor Dodon, i cili fitoi 43 për qind të votave. Rezultatet janë në bazë të 99 për qind të votave të numëruara, tha Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Mbështetësit e Sandu festuan fitoren e saj në selinë e Partisë së Veprimit dhe Solidaritetit (PAS).

    Pjesëmarrja e votuesve ishte shumë e lartë në zgjedhjet e 15 nëntorit, më shumë se 52 për qind – gati 10 për qind më e lartë se pjesëmarrja gjatë raundit të parë.

    Balotazhi ishte vendimtar për ish-republikën Sovjetike nëse ajo do të lëvizë më pranë Bashkimit Evropian apo do të tërhiqet më shumë në orbitën e Moskës.

    “Sot, ju keni fuqinë të ndëshkoni ata që ju grabitën, të cilët ju zhyten në mjerim dhe ju detyruan të largoheni nga shtëpia juaj”, tha Sandu pasi votoi në Kishinau. Rivali i saj, është akuzuar për korrupsion ndërsa ishte në detyrë.

    Pjesëmarrja e diasporës moldave ka qenë shumë e lartë në këto zgjedhje.

    Dodon, ndërkohë, tha se ai “votoi për paqen”, “drejtësinë shoqërore” dhe “vlerat e krishtera” pasi votoi në kryeqytet.

    “Ne duhet të mbajmë marrëdhënie të mira me Bashkimin Evropian dhe me Rusinë,” tha ai.

    Ai është kritikuar për trajtimin e pandemisë së koronavirusit, gjatë së cilës më shumë se 89.000 moldavë janë infektuar dhe më shumë se 2.000 kanë vdekur.

    Moldavia, me një popullsi prej rreth 3.5 milionë, është një nga vendet më të varfra të Evropës dhe është e ndarë ashpër midis atyre që mbështesin lidhje më të ngushta me Rusinë dhe atyre që mbrojnë lidhje me BE-në dhe, veçanërisht, me Rumaninë fqinje.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2023
    Mediat britanike kanë publikuar një foto interesante të një personi që po qëndron mbi çati, derisa Policia gjendet në dritare duke kontrolluar...
    Bota/Rajoni29 Mars 2023
    Të rinjtë në Shqipëri, janë foksuar tek profesioniet që lidhen me teknologjinë. Ekspertët e IT-së, thonë se kjo fushë po dominohet nga grupmosha...
    Bota/Rajoni29 Mars 2023
    Një grua nga Karolina e Veriut kishte një minierë antike ari të fshehur në një grumbull veshjesh të vjetra për më shumë...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2023
    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë janë të nivelit evropian. Kryeziu, në Rubikon në Klan...
    Bota/Rajoni29 Mars 2023
    Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Kavajës, ku mbetën të vdekur dy 43-vjeçarët Edmond Gosa alias Armand...
    Lajme29 Mars 2023
    Kryeministri Kurti në emisionin Debat Plus ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Ndryshimin dhe...
    Sport29 Mars 2023
    I ftuar sonte në emisionin Pressing në Televizionin T7 është Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Ndër tjera,...
    Bota/Rajoni29 Mars 2023
    Ashtu edhe siç ishin pritshmëritë, makina e parë elektrike turke pritet të jetë një sukses i vërtetë dhe këtë e tregojnë dhe...
    Kronika29 Mars 2023
    Një 66-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij pa shenja jete në shtëpi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prizren. Rastin e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.