×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kandidati për kryetar të Podujevës: Zgjedhjet të mbahen në gjysmën e qershorit

    FrontOnline
    18 Maj 2020

    Përhapja e pandemisë së Coronavirusit në Kosovë, bëri që zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës të pezullohen për një kohë të pacaktuar.

    Komuna e Podujevës aktualisht drejtohet nga nënkryetari , Nexhmi Rudari, pasi që ish-kryetari, Agim Veliu, ishte emëruar ministër i Brendshëm, për t’u shkarkuar më pas nga kryeministri Kurti.

    Në garë për të parin e Podujevës kanë qenë tre kandidat.

    Në një intervistë për portalin Front Online, ka folur kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh deputeti në Kuvendin e Kosovës, Shpejtim Bulliqi.

    Ai tha se  periudha më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve është gjysma e muajit qershor.

    “Duke pasur parasysh faktin se komuna e Podujevës është njëra ndër komunat që ka numrin më të vogël të infektuarve deri më tani dhe që është e vërteta ka me muaj që nuk është paraqitur asnjë rast me Cororonavirus, mendoj se janë krijuar parakushtet për të filluar ky proces dhe me u përmbyll në formën që është paraparë. Por, që të realizohet ky proces duhet të merret vendimi i IKSHKP-së , ministrisë së Shëndetësisë dhe KQZ-së e më pas Presidenti duhet ta dekreton datën e saktë të mbajtjes së zgjedhjeve. Unë mendoj se është e domosdoshme që ky proces të filloj sa më shpejt dhe mendoj se periudha kohore optimale kishte e qenë mesi i qershorit që të organizohen zgjedhjet në mënyrë që ta përmbyllim këtë proces”, tha Bulliqi për Front Online.

    Kandidati për kryetar të Podujevës: Na duhen 5 ditë kohë që ta riprezantojnë programin qeverisës

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, propozoi që para se të mbahen zgjedhjet t’iu jepet 5 ditë kohë që ta riprezantojnë programin e tyre qeverisës.

    “Ne si subjekt politik në realitet kemi qenë mirë të përgatitur, po flas për periudhën kohore të marsit, kur kanë qenë zgjedhjet të planifikuara. Tash ka kaluar një periudhë kohore që ne kemi qenë të kufizuar që të mbajmë kontakte me elektoratin tonë  në mënyrë të mirëfilltë, por sidoqoftë unë mendoj se ndoshta kish qenë e nevojshme një periudhë kohore 5 ditore para se të mbahet procesi zgjedhor të jetë një freskim i aspekteve politike për të cilat kemi diskutuar gjatë fushatës e cila na mbet në gjysmë”, tha ai për Front Online.

    Bulliqi: Nexhmi Rudari nuk po mund ta menaxhojë Podujevën

    Bulliqi tha se gjendja në komunën e Podujevës nuk është e mirë, pasi që siç tha ai,  kundër kandidati i tij nuk i ka gjërat nën kontroll.

    “Sa i përket gjendjes nuk është e mirë, gjërat kur mbahen me ushtrues dhe faktikisht nga një nënkryetar i cili në realitet nuk i ka kompetencat sigurisht që aty krijohen probleme në disiplinën  e punës”, tha ai për Front Online.

    Deputeti i LVV-së: Qeveria Kurti ua ktheu shpresën qytetarëve

    Ai foli edhe për punën 100 ditore të Qeverisë Kurti.

    Bulliqi tha se gjatë kësaj kohe janë bërë shumë punë dhe se me Qeverisjen Kurti, i’u është kthyer shpresa qytetarëve.

    “Është një periudhë 100 ditore ku mund ta ndajmë në dy periudha 50 ditë me LDK-në dhe 50 ditori pas largimit të LDK-së, dhe marrjes së mocionit të votëbesimit të qeverisë. Mendoj se janë përfunduar një sërë punësh të suksesshme të cilat kanë treguar se kjo qeverisje është për qytetarët dhe jo për pushtetarët”, tha Bulliqi.

    Ndërsa për kritikat e opozitës lidhur me keqqeverisjen e Kurtit, Bulliqi tha se kritikat duhet të argumentohen me fakte.

    Ai tha se Ministri i Shëndetësisë edhe përkundër gjendjes së trashëguar në fushën e shëndetësisë, ka arritur që ta menaxhoJ me sukses situatën me COVID-19.

    “Në momentin që thuhet keqqeverisje duhet ë ketë fakte argumente, jemi prej shteteve që kemi menaxhuar  mirë dhe suksesshëm me pandeminë e cila nuk ka qenë e lehtë me një sistem shëndetësor çfarë e kemi trashëguar dhe mendoj se ky është një sukses i kësaj qeverie që duhet t’i veshët qytetarëve dhe punës që ka bërë Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria në përgjithësi, pastaj ju e dini se angazhimi iu kësaj qeverisje ka qenë ç’kapja e shtetit prej atyre që e kanë kap, shkarkimet e ndryshim të cilat kanë ndodh me disa borde janë kryekëput shkarkime të cilat janë lidhur me keqmenxhimin e bordeve”, tha ai për Front Online.

    Bulliqi: Presim që vendimi i Kushtetueses të jetë në favor të LVV-së

    I pyetur se çfarë hapa do të merr Lëvizja Vetëvendosje në rast se Kushtetuesja i jep të drejt Presidentit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për formimin e Qeverisë.

    Bulliqi tha se Gjykata Kushtetuese ka dhënë shembuj që tregojnë se nuk mund t’i jepet e drejta Presidentit për dekretimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, por pas mocionit të mosbesimit vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

    “Nuk mund të flasim në formë hipotetike, Gjykata Kushtetues është institucioni më i lart i mbrojtës së ligjshmërisë në vend dhe Gjykata ka dhënë disa verdikte deri tash kemi shembuj të mirë si: vendimi i marrë në vitin 2010, kur vendi është drejtuar për zgjedhje, në vitin 2017 ku pas marrjes së vetëbesimit të qeverisë vendi ka shkuar në zgjedhje të reja, pra janë disa shembuj që tregojnë se Kushtetuesja nuk mund t’ia jep të drejtën Presidentit Thaçi. Pra presim që vendimi të jetë pozitiv në favorin e LVV-së, dhe pas çdo humbje të mandatit verdikti duhet të kthehet të qytetari, pasi që qytetari i jep besimin qeverisë”, tha Bulliqi për Front Online.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.