Prona sërish është bërë shkak që të përfshihen në përleshje kosovarët.
Një gjë e tillë ndodhi gjatë ditës së djeshme në Kamenicë, ku katër të dyshuar, një mashkull dhe tre femra pas një mosmarrëveshje familjare rreth pronës, janë përleshur fizikisht në mes vete.
Kështu thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, teksa ceket që i dyshuari ka pësuar trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Kamenicë, 09.10.2020-09:20. Raportohet se katër të dyshuar, një mashkull dhe tre femra kosovare pas një mosmarrëveshje familjare rreth pronës, janë përleshur fizikisht në mes vete. I dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.