
Gent Cakaj, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve të Evropës i Shqipërisë, ka vizituar komunën e Bujanocit.
Ai është pritur nga kryetari i kësaj komune, Shaip Kamberi, i cili e ka mirëpritur këtë vizitë.
“Me Ministrin Cakaj në Bujanoc për të bashkërenduar dhe koordinuar veprimet tona konkrete lidhur me agjendat e përbashkëta për Luginën e Preshevës”, është shprehur Kamberi përmes Facebook.
“Prezenca e Shqipërisë në Luginë të Preshevës e domosdoshme dhe tejet e mirëpritur”.