Presidenti amerikan Joe Biden i është drejtuar popullit nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, për të parën herë që nga konfirmimi i fitores së Donald Trump në zgjedhje.
Biden e nisi fjalën e tij duke thënë se e ka përgëzuar Trump për fitoren dhe tha se është e rëndësishme që tani të realizohet një transferim paqësor i pushtetit.
“Dje fola edhe me Zëvendës Presidenten Harris. Ajo ka qenë partnere dhe nëpunëse publike. Ajo drejtoi një fushatë aspiruese dhe të gjithë panë diçka që unë mësova që herët ta respektoja kaq shumë. Karakteri i saj, dallon. Ajo ka karakter të madh, karakter të vërtetë. Ajo dha gjithë zemrën dhe përpjekjen e saj dhe ajo dhe i gjithë ekipi i saj duhet të jenë krenarë për fushatën. Ne e pranojmë zgjedhjen që bëri vendi.
E kam thënë shumë herë se nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton, nuk mund ta duash fqinjin, vetëm kur bie dakord. Diçka që shpresoj se mund ta bëjmë. Pa marrë parasysh se për kë keni votuar për të parë njëri-tjetrin, jo si kundërshtarë, por si bashkëkombësit tuaj. Unë gjithashtu shpresoj se ne mund t’i japim fund pyetjes rreth integritetit të sistemit zgjedhor amerikan. Është e ndershme, është e drejtë dhe transparente dhe mund t’i besohet, fitohet ose humbet”, tha Biden.