Një kafene në Tiranë ka marr vëmendjen e skuadrës serbe Cervena Zvezda para ndeshjes ndaj Tiranës në kuadër të Ligës së Kampionëve, që fillon sonte nga ora 20:00.
E gjitha kjo pasi kjo kafene është mbuluar me simbole të skuadrës nga Beogradi, transmeton Klan Kosova.
Kjo ka bërë që edhe faqja zyrtare e klubit serb t’i kushtojë një postim në llogarinë e tyre zyrtare, duke e përcjellur me imazhet e më poshtme.
Kurse, pronari i këtij lokali raportohet të jetë Mileta Dasiq, i lindur në Tiranë por me origjinë nga Mali i Zi.