×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrijaj: Diaspora po investon më shumë në patundshmëri

    FrontOnline
    25 Maj 2024

    Mustafë Kadrijaj, thotë për Front Online se e vetmja e hyrë deri më tani janë remitencat por që ato përplasen tek pjesa e investimeve të drejtëpërdrejta tek bizneset.

    Diaspora deri më sot e ka luajtur rolin e vet vendimtar tek pjesa e të hyrave monetare në shtetin e Republikës së Kosovës. Duke marrë parasyshë që Kosova raportin eksport-import e ka jashtëzakonisht të ulët, jo të favorshëm për faktin që importi është i lartë dhe në momentin që kemi import ana financiare del jashtë vendit. Pra e vetmja e hyrë e mundshme dhe deri më tani po mbesin remitencat e bashkëatdhetarëve qe është e mirëseardhur dhe e mirëpritur por që për fat jo të mirë përplasen tek pjesa e investimeve të drejtëpërdrejta tek bizneset”, tha ai.

    Sipas Kadrijajt shteti nuk ka bërë mjaftueshëm në raport me diasporën dhe se kjo e fundit po investon vetëm në patundshmëri dhe gastronomi.

    Ende dmth nuk ka diçka të tillë për faktin që organet shtetërore në Kosovë nuk kanë bërë mjaftueshëm që të krijohet një bindje, një besueshmëri tek diaspora që të investohet diçka e tillë por e vetmja gjë çka investohet në Kosovë nga ana e tyre janë pjesa e patundshmërisë, banesa apo shtëpi por edhe edhe ato se çka harxhon diaspora në sezona të caktuara por pjesa e ahengjeve, e shpenzimeve ditore pra ndikimi I diasporës tek sektorët më vendimtar është tek pjesa e sektorit të ndërtimit, dhe njëherit qendrat tregtare si dhe tek gastronomia. Pra këta janë faktorët ekonomik të cilët diaspora deri më tani ka pasur ndikim vendimtar duke mos i anashkaluar edhe sektorët e tjerë”, deklaroi ai.

    Ekonomisti thotë se shteti duhet të krijoj një raport me diasporën, që dërgesat e tyre të kthehen në një investim që ndikon direkt në punësim të qytetarëve të Kosovës.

    “Krejt çka duhet të bëjë shteti është që këtë fuqi të lartë monetare, dhe në fakt ky trend i rritjes së remitencave, është që t’i krijohej një favor në raport me diasporën, që këta të fundit duhet të mendojë që ato kursimet e tyre t’i kthej në një investim të mundshëm e cila do të ndikonte në punësim dhe zhvillim ekonomik të Kosovës”, tha Kadrijaj për Front Online.

    Diaspora dërgoi 1.3 miliardë €, mjetet kryesisht shkojnë në sektorin e patundshmërisë dhe gastronomisë

     

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.