×
  • Lajme
  • Lajme

    Diaspora dërgoi 1.3 miliardë €, mjetet kryesisht shkojnë në sektorin e patundshmërisë dhe gastronomisë

    FrontOnline
    25 Maj 2024

    Në tre muajt e fundit të vitit 2023, remitencat apo dërgesat nga bashkëatdhetarët kanë shënuar vlerën prej në 1.3 miliardë euro, një rritje prej 9.9 përqind krahasuar me vitin paraprak.

    Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve, sipas raportit të BQK-së, vijnë përmes kanaleve formale që janë bankat.

    Poashtu është bërë e ditur se remitencat vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, që përbëjnë rreth 59.2 për qind të gjithsej remitencave.

    Për ekonomistët dërgesat e bashkatdhetarëve po përmbushin një pjesë të madhe të buxhetit të vendit, por organet përkatëse shtetërore nuk po i shfrytëzojnë ato siç duhet dhe nuk po bëhet lehtësira në raport me mërgimtarët sa u përket dërgesave.

    Gërxhaliu: Diaspora ka qenë, është dhe do të jetë arteria kryesore e të hyrave në Kosovë

    Safet Gërxhaliu, ish ktyetari i OEK thotë se diaspora është arteria kryesore e të hyrave të Kosovës. Ai thotë për “Front Online” se Kosova duhet të jetë më mirënjohës karshi diasporës dhe dërgesave të tyre.

    “Diaspora ka qenë, është dhe do të jetë arteria kryesore e të hyrave në Kosovë. Fati më i madh i Kosovës është që dy shtyllat kryesore janë duke funksionuar, është sektori privat dhe e dyta është dërgesa e diasporës, të cilët me të vërtetë kanë bërë shumë hapa. Padrejtësia më e madhe që i bëhet diasporës që ka dërguar mbi një miliardë euro, por me përgjegjësi të plotë e them që nuk është morale dhe etike që kontributi i diasporës ndaj Kosovës është shumë më i madh se sa buxheti i planifikuar i cili votohet në Parlament. Prandaj duhet të jemi mirënjohes dhe falënderues ndaj tyre”, tha ai.

    Për Gërxhaliun brengosëse është që klasa politike mendon për diasporën vetëm në kohë zgjedhjesh dhe se të hyrat e tyre do duhej të përdoreshin në mënyrë më profesionale që shërbejnë për një zhvillim ekonomik.

    “Ajo çka më brengosë më tepër është se diaspora është aktuale vetëm në fushata zgjedhore, diaspora ka kontribuar vërtetë dhe ato remitanca ndikojnë në aspektin ekonomik edhe në aspektin social. Por besoj që është koha kur institucionet duhet të mendojnë më tepër dhe në mënyrë më profesionale që të shfrytëzohen remitencat për një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm, due investuar në prodhim, në edukim, në teknologji, duke investuar në inovacione dhe besoj që ambasadorët e shtetit janë diaspora. Jam me shpresë që në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një pako apo strategji nga kandidatët/partitë poltike që do të garojnë, ku vërtetë diaspora do të jetë në fokus dhe do të ketë lehtësime për diasporën në forma më të avancuara”, tha tutje ai.

    Gërxhaloi thekson se diaspora do duhej të përdoreshin si investime, dhe në këtë aspekt të merreshin shembull vendet e rajonit.

    “Pjesa dërmuese e parave të diapsorës shkon në konsum, një pjesë shkon në patundshmëri, banesa apo shtëpi dhe besoj që është koha kur nuk duhet të trajtohet remitanca si investime të huaja por investime të diasporës dhe të ketë një lehtësi qoftë në aspektin e mbështetjes financiare, apo në formë subvencionimi, duhet të mësohemi nga vendet rajonale në këtë aspekt., që kanë bërë hapa të avancuar në këtë drejtim, prandaj duhet t’i bëhet nder mundit dhe sinqeritetit të diasporës”, tha ai.

    Krasniqi: Remitencat do të ndikonin në ekonominë e vendit sikur të shfrytëzoheshin si duhet

    Ish-ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, thotë për “Front Online” se me remitencat janë sa 1/3 e buxhetit të Kosovës.

    Por, Krasniqi thotë se kjo shumë e majme do të ndikonte në ngritjen ekonomike të vendit në rast se ato do të shfrytëzoheshin nga Qeveria qendrore.

    “Nga viti në vit kemi ngritje të remitencave që nënkupon 1/3 e buxhetit të Kosovës mbushet nga remitencat. Sigurisht se këto para do të ndikonin pozitivisht në ngritjen ekonomike të vendit, sikur ato të shfrytëzoheshin nga qeveria qendrore gjë që nuk po ndodhë”, tha ai.

    Ish ministri thotë se do duhej të krijoheshin lehtësira në shërbimet për mërgimtarët dhe të krijohen zona biznesore vetëm për bizneset nga diaspora.
    “Unë mendoj se do të duhej të krijohej një linjë e veçantë buxhetore në mënyrë që të shfrytëzoheshin për ngritje të infrastrukturës dhe mundësisë së bërjes biznes për mërgimtarët tanë të cilët kanë biznese jashtë vendit. Së paku do të duhej të ofroheshin lehtësira në shërbime për mërgimtarët. Të krijohen zona biznesore vetëm për bizneset nga diaspora”, tha tutje ai.

    Krasniqi tha se do të bëheshin investime më të mëdha nga mërgata sikur të ndryshoheshin politikat fiskale për ta.
    “Mërgata jonë ka kapacitete të mëdha për të investuar në Kosovë sikur të ndryshoheshin politikat fiskale do të kishim më shumë benefite”, tha ai për Front Online.

    Kadrijaj: Diaspora po investon më shumë në patundshmëri

    Mustafë Kadrijaj, thotë për Front Online se e vetmja e hyrë deri më tani janë remitencat por që ato përplasen tek pjesa e investimeve të drejtëpërdrejta tek bizneset.

    “Diaspora deri më sot e ka luajtur rolin e vet vendimtar tek pjesa e të hyrave monetare në shtetin e Republikës së Kosovës. Duke marrë parasyshë që Kosova raportin eksport-import e ka jashtëzakonisht të ulët, jo të favorshëm për faktin që importi është i lartë dhe në momentin që kemi import ana financiare del jashtë vendit. Pra e vetmja e hyrë e mundshme dhe deri më tani po mbesin remitencat e bashkëatdhetarëve qe është e mirëseardhur dhe e mirëpritur por që për fat jo të mirë përplasen tek pjesa e investimeve të drejtëpërdrejta tek bizneset”, tha ai.

    Sipas Kadrijajt shteti nuk ka bërë mjaftueshëm në raport me diasporën dhe se kjo e fundit po investon vetëm në patundshmëri dhe gastronomi.

    “Ende dmth nuk ka diçka të tillë për faktin që organet shtetërore në Kosovë nuk kanë bërë mjaftueshëm që të krijohet një bindje, një besueshmëri tek diaspora që të investohet diçka e tillë por e vetmja gjë çka investohet në Kosovë nga ana e tyre janë pjesa e patundshmërisë, banesa apo shtëpi por edhe edhe ato se çka harxhon diaspora në sezona të caktuara por pjesa e ahengjeve, e shpenzimeve ditore pra ndikimi I diasporës tek sektorët më vendimtar është tek pjesa e sektorit të ndërtimit, dhe njëherit qendrat tregtare si dhe tek gastronomia. Pra këta janë faktorët ekonomik të cilët diaspora deri më tani ka pasur ndikim vendimtar duke mos i anashkaluar edhe sektorët e tjerë”, deklaroi ai.

    Ekonomisti thotë se shteti duhet të krijoj një raport me diasporën, që dërgesat e tyre të kthehen në një investim që ndikon direkt në punësim të qytetarëve të Kosovës.

    “Krejt çka duhet të bëjë shteti është që këtë fuqi të lartë monetare, dhe në fakt ky trend i rritjes së remitencave, është që t’i krijohej një favor në raport me diasporën, që këta të fundit duhet të mendojë që ato kursimet e tyre t’i kthej në një investim të mundshëm e cila do të ndikonte në punësim dhe zhvillim ekonomik të Kosovës”, tha Kadrijaj për Front Online.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.