Ministri Zemaj ka njoftuar riorganizimin e shërbimebe spitalore në Kosovë për të përballuar numrin e pacientëve me Covid-19.
“Riorganizimi i shërbimeve shëndetësore spitalore për të përballuar numin e pacientëve që nga Covid-19 kërkojnë tretman spitalor po jep rezultate.
Spitalet e përgjithshme po i dalin krah Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa pacientët po i marrin më afër shërbimet.
Sa po vizitova me bashkëpunëtorë Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku ri-organizimi ka mundësuar punë më efektive, ndërsa, respekt për mjekët dhe infermierët që ishin në krye të detyrës” shkruan ministri në njoftim.