Juventusi e ka transferuar në formë huazimi sulmuesin anësor, Francisco Conceicao.
Vlera e huazimit është vetëm për një vit, dhe raportohet se është huazim i pastër pa ndonjë obligim blerjeje.
21-vjecari realizoi tetë gola e tetë asistime në të gjitha garat për Porton në sezonin e kaluar.
Para tij Zonja e Vjetër vetëm se kishte njoftuar për transferimin e Nico Gonzalezit të Fiorentinës, teksa është në pritje të Teun Koopmeinersit të Atalantës.