×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ju mundon era e keqe, edhe pse rregullisht i lani dhëmbët? Me siguri keni harruar një gjë!

    FrontOnline
    18 Qershor 2023

    Shumica e njerëzve e di që higjiena e mirë orale do të thotë larje e dhëmbëve me brushë dhe përdorimin i perit të dhëmbëve, mirëpo si t’ia bëni me gjuhën?

    Era e pakëndshme nga goja, me termin mjekësor quhet halitozë, problem me të cilin secili nga ne është ballafaquar së paku disa herë në jetë, me vetveten, apo me takimet e përditshme me njerëz të tjerë, transmeton Telegrafi.

    Në shumicën e rasteve është rezultat i higjienës së keqe të gojës dhe gavrës së gojës, mirëpo mund të jetë shenjë edhe e disa problemeve të tjera shëndetësore.

    Goja është vend i grumbullimit të baktereve të mira dhe të këqija. Ato nuk grumbullohen vetëm në dhëmbë, por edhe në gjuhë.

    Bakteret e këqija, posaçërisht Helicobacter Pylori, janë ndër shkaktarët kryesorë të erës së keqe.

    H. Pylori kryesisht jeton në gjuhë, prandaj çdo ditë kur i lani dhëmbët, brushën kalojeni edhe mbi gjuhë. Nëse keni mundësi, dhëmbët lani dy deri tri herë në ditë.

    Duke pasur parasysh që bakteret gufojnë në gojë të thatë, këshillë tjetër për erën e keqe është pirja e sa më shumë lëngjeve.

    Nëse as pastrimi i dhëmbëve as i gjuhës nuk ndihmojnë, koha është të shkoni te mjeku.

    Shkaktari i erës së keqe, në të vërtetë, mund të gjendet edhe në rrugët e frymëmarrjes apo në lukth.

    Ndihma e parë më e mirë kundër erës së keqe është çamçakëzi. Mirëpo edhe me përdorimin e tij ekziston kurthi. Në të vërtetë, çamçakëzët të cilët përmbajnë sheqer nuk do t’ju ndihmojnë, prandaj duhet pasur kujdes t’i blini ata pa shtesa sheqeri. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Gjatë vitit 2024, si dhe gjatë viteve të kaluara, qeveria aktuale nuk ka pasur bashkëpunim me shumicën e kryetarëve të komunave, madje...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kushtet atmosferike, LDK e shtyn prezantimin e programit për Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Për shkak të kushteve atmosferike, LDK ka njoftuar...
    Kronika12 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për tentim vrasje në Prishtinë. Ata dyshohen për rastin që ka ndodhur më 1 janar....
    Lajme12 Janar 2025
    Drejtor i Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Zef Ndrejaj, ka prezantuar statistika shqetësuese në lidhje me rënien e natalitetit viteve...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    PDK sot do të mbajë tubim me qytetarët në Ferizaj. Në njoftim thuhet se tubimi do të zhvillohet në Palestrën e Sporteve...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Të shtunën u hap zyrtarisht fushata zgjedhore nga disa parti politike. Atë e bënë Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.