×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Joga, dobia e të ushtruarit

    FrontOnline
    17 Shtator 2022

    Popullariteti mbi Yogën ka shkuar shumë larg në këto vitet e fundit,kjo për faktin se ajo mbështetet në te vërteta  reale. Ajo është më shumë se një formë ushtrimesh, është art,shkencë dhe filozofi. Në Sanskrisht Yoga do të thotë “bashkim gjithësor”. Ndërsa në kuptimin shpirtëror ajo ka të bëjë me unitetin e ndërgjegjes individuale me atë gjithësore, në kuptimin praktik është një mënyrë praktikimi, ekuilibrimi dhe harmonizimi të trupit, të mëndjes, emocioneve dhe shpirtit. Kërkimet mjekësore moderne sot pranojnë  faktin që nëse trupi nuk është në ekuilibër, mendja nuk është nën kontroll; pra, mendja dhe trupi janë të lidhura.

    Yoga  vjen në shumë forma  dhe emërtime. Në Perëndim, forma më e përhapur është Hatha Yoga e cila përqendrohet  në trupin fizik për realizimin e vetes dhe meditimi për përmirësimin mendor dhe shpirtëror. Ndërsa me praktikimin e lëvizjeve, nën kontrollin e frymëmarrjes, ndihmojmë shtrirjen me butësi, lehtësi te ligamenteve muskujve dhe artikulacioneve, përmirësojmë ndjeshëm qarkullimin duke shëruar trupin, me mendimet pozitive përmes meditimit ndihmojmë të mbajnë larg sëmundjet, duke sjellë në këtë mënyrë ekuilibër dhe harmoni për mendjen dhe duke bërë të mundur zhvillimin, ndryshimin dhe shërimin. Yoga afron relaksin si një praktikë që qetëson trupin dhe ç’tensionon  muskujt. Përmes pozicioneve dhe ushtrimeve relaksuese në vazhdim dhe nën kujdesin e një frymëmarjeje korrekte arihen zhbllokimet në sistemin tone dhe rindërtimi i qarkullimit normal të energjisë, duke bërë të mundur qetësimin e mendjes. Kur themi frymëmarje korrekte nënkuptojmë përdorimin e teknikave  të frymëmarrjes “Pranayama”, përmes të cilave rrisim kapacitetin vital, një  mundësi kjo për më shumë oksigjen, për pastrimin e gjakut per të djegur lëndët e tepërta në organizëm, për rritje të kapacitetit të gjëndrrave me sekrecion të brendshme për përmirësimin e funksionit të organeve të brendëshme  dhe të kontrollit mendor.

    Forma më elementare e frymëmarrjes në Pranayama është frymëmarrja Yogiste e ndarë në tre momente: E para, – në momentin që thithim ajrin, diafragma bën hapjen e abdomenit duke lejuar ajrin të rimbushë pjesën e poshtme të mushkërive: E dyta, – më pas, muskujt interkostal, ndërbrinjor bëjnë zgjerimin e kafazit të kraharorit dhe ajri mbush pjesën qëndrore të mushkrive: Së fundi, pra e treta; – klavikulat që ngrihen bëjnë hyrjen e ajrit në pjesën e sipërme të mushkërisë (në pergjithësi ata që përdorin të tretën lodhen shpejt mbasi nuk  plotësojnë nevojat e organizmit me oksigjen). Kur ne i bashkojmë këto tre frymëmarrje: Me diafragmë (apo e thënë ndryshe, dhe frymëmarrja me bark nga që fryhet ndjeshëm barku ); Me kraharor (mushkëri) dhe Me supe. Këto teknika të frymëmarrjes është mirë të mësohen  fillimisht nga një specialist i Yogës. Në Yoga, Mendimi Pozitiv, Meditimi  është një nga shkallët më të rëndësishme të Yogës, është momenti që e përcjell mendjen tuaj te ju kur ju meditoni, duke pastruar mendimet tuaja përmes përqëndrimit në frymëmarjen tuaj dhe është faktor i rëndësishëm për aritjen e kontrollit mental. Tradicionalisht, qëllimi i meditimit thuhet të jetë dhënia e mënyrës për të bashkuar shpirtin individual me shpirtin universal. Ai jep horizont dhe kthjelltësi, qetëson trurin duke lehtësuar punën e hemisferave të djathtë e të majtë; përmirëson besimin; përmirëson kujtesën dhe është një mjet i përkryer i trasformimit të vetes. Yoga, krahas këtyre që përmëndëm më lart, ndalon dhe në mënyrën e të ushqyerit, duke na afruar këshilla të dobishme edhe për mirëmbajtjen e aparatit tretës. Ajo sugjeron se një mënyrë korekte e të ushqyerit siguron, rritje të sistemit imunitar; si rjedhojë, bëhemi rezistent dhe gëzojmë një shëndet më të mirë. Për të gjitha këto, kërkohet kohë, praktikim i rregullt, komunikim, disiplinë dhe durim, të cilat edhe kur nuk i kemi si dhunti, i arrijmë përmes saj. Kur ju do të zgjidhni këtë praktikë për ta bërë pjesë të jetës tuaj, kujdesuni të respektoni dhe ngjitjen me kujdes në shkallët e saj. Duke ju kujtuar se Yoga ka 8 shkallë, kërkoni t’i ngjisni ato një e nga një. Të mirat që ofron Yoga janë të shumta si në drejtim të trupit dhe në shtimin e vetëdijes mendore. Atëhere duhet thënë: Çfarë jam duke pritur? Përse nuk filloj dhe unë? Për më teper që edhe  në vendin tonë, prej vitesh yoga është bërë pjesë e praktikës për një mirëqenie më të mire për trupin e mendjen si dhe për një jetë më të ekuilibruar. Bëhuni nxënës të saj dhe do shikoni se do ta kini më të lehtë të ndjeheni në harmoni me veten tuaj dhe mjedisin ku jetoni./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.