×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Joe Biden zotohet për angazhim të fortë ndaj NATO-s dhe respekt për aleatët

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Kandidati demokrat për president Joe Biden u zotua të forcojë marrëdhëniet me NATO-n, nëse fiton zgjedhjet në nëntor, dhe ka paralajmëruar se aleanca transatlantike e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore mund të mos mbijetojë nëse Presidenti Donald Trump fiton një mandat të dytë. Zëri i Amerikës i hdhi një vështrim historikut të zotit Biden për sa i përket NATO-s, gjatë periudhës kur ishte senator, si dhe më vonë si nënpresident.

    Joe Biden nuk është i panjohur në skenën ndërkombëtare dhe ka qenë prej kohësh një mbështetës i zërit të NATO-s dhe aleancave të tjera shumëkombëshe si një shtyllë e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ai shërbeu si nënpresident me presidentin Barack Obama nga 2009-2017.

    Zoti Biden më parë shërbeu si senator nga shteti Delaware nga 1973-2009. Ai ishte për një kohë të gjatë anëtar i Komisionit të fuqishëm të Marrëdhënieve me Jashtë – duke shërbyer dy herë si kryetari i këtij paneli.

    “Por Europa nuk mund të qëndrojë e bashkuar pa Shtetet e Bashkuara”, deklaronte ai në Senatin amerikan.

    Ai mbështeti ndërhyrjen e SHBA-së dhe NATO-s në Bosnje në 1994.

    Gjatë garës presidenciale të vitit 2016, kandidati i atëhershëm republikan Donald Trump kritikoi ashpër NATO-n, dhe Nënpresidenti në largim Biden kërkoi të siguronte aleatët në Balltik që Shtetet e Bashkuara do t’i mbronin gjithmonë në rast sulmi.

    Unë dua ta bëj të qartë, dua ta bëj absolutisht të qartë për të gjithë njerëzit në shtetet baltike; ne i jemi zotuar me nderin tonë të shenjtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, traktatit të NATO-s dhe Nenin 5″, deklaroi Joe Biden, në atë periudhë Nënpresident i Shteteve të Bashkuara.

    Si president, Donald Trump vazhdimisht është përqëndruar në kostot financiare për SHBA-në për përkrahjen e NATO-s, duke u ankuar se Gjermania dhe anëtarët e tjerë të NATO-s nuk po bëjnë pjesën e tyre të duhur, për të paguar më shumë se 2 përqind të produktit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtjen.

    “Ju e dini, Shtetet e Bashkuara janë një … pjesëmarrëse kryesore në NATO. Ne paguajmë më shumë se çdokush tjetër deri tani për shumë, shumë vite. Pra, ne mbrojmë Evropën. Por Evropa gjithashtu shfrytëzon në mënyrë të jashtëzakonshme Shtetet e Bashkuara në tregti; një shfrytëzim i pabesueshëm”, deklaroi Presidenti Donald Trump.

    Analistët thonë se Donald Trump është presidenti i parë amerikan, që nga Harry Truman, që hedh dyshime mbi vlerën e aleancave të sigurisë ndaj sigurisë kombëtare. Ivo Daalder është ish ambasadori amerikan në NATO.

    “… Ai e ka sqaruar shpesh se jo vetëm që mendon se evropianët nuk po bëjnë sa duhet, por se mund të vijë dita që Shtetet e Bashkuara nuk duan të jenë më pjesë e një organizate të tillë. Dhe kjo perspektivë ka dëmtuar shumë aleancën. Ajo ka bërë që aleatët në Evropë të thonë: “A mund t’i besojmë vërtet Shteteve të Bashkuara?”, thotë zoti Daalder.

    Analistë të tjerë thonë se përkundër komenteve të Presidentit Trump që kritikon aleatët evropianë të NATO-s dhe lavdëron Rusinë, administrata e tij ka vazhduar të mbështesë NATO-n dhe në disa aspekte, ka shkuar më tej se administrata e Presidentit Obama për t’iu kundërvënë Moskës, si për shembull, duke i dhënë raketa anti-tank Ukrainës.

    Bradley Bowman, i cili këshilloi senatorët republikanë për politikën e jashtme, flet për atë që ai pret që presidenca e Bidenit të përfaqësojë.

    “Do të shihni theks të vazhdueshëm në inkurajimin e aleatëve tanë evropianë dhe të NATO-s për të bërë investimet e duhura në mbrojtje. Dhe jo vetëm për sa investojnë, por si i shtojnë kapacitetet reale”, thotë Bradley Bowman, i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive.

    Daalder dhe Bowman të dy thonë, nga një shqyrtim i Bidenit më nga afër, se do të prisnin një ton krejtësisht të ndryshëm ndaj aleatëve të NATO-s, nëse ai zgjidhet/VOA.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Një parcelë me rreth 1000 fidanë kanabisi është zbuluar në fshatin Libofshë të Fierit, në kuadër të operacionit kombëtar “Koordinata” kundër kultivimit...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    10 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni policor kundër trafikut të armëve dhe drogës nga Kosova në Shqipëri ndërsa 2...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e 11 majit nuk njihen nga opozita. Në një...
    Të tjera
    Kronika30 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar dje në Shtime nën dyshimin se ka dhunuar një grua më 24 maj të këtij viti. Policia tha...
    Kronika30 Maj 2025
    Një person është gjetur pa shenja jete dje në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Policia sot tha se janë duke e hetuar këtë...
    Lajme30 Maj 2025
    Është anuluar seanca e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarve Mexhaid Qerimi, Fehmi Mustafa dhe Gjulin Radoja të...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e djeshme të pushtetit karshi protestës së bizneseve, ku për dy orë mbyllen hyrje-daljet...
    Lajme30 Maj 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi, ka ngritur dyshime mbi qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e cilësuar të paqartë dhe...
    Kronika30 Maj 2025
    Policia në Gjilan ka shqiptuar 1380 gjoba gjatë periudhës kohore 23.05.2025 – 29.05.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.