×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Joe Biden dhe Kamala Harris do të testohen rregullisht për COVID-19

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Kandidati për president dhe kandidatja për zëvendëspresidente të SHBA-së, do të testohen çdo ditë pasi zyrtarët e kampanjës zgjedhore dëshirojnë të zbatojnë në maksimum disa prej protokolleve shëndetësore të COVID-19.

    Kështu së paku ka konfirmuar për CNN-in një zyrtar i lartë i fushatës së demokratëve, duke marrë masa rigoroze për parandalimin e infektimit të dyshes.

    Fushata do të bëjë të ditur publikisht nëse testet e Bidenit ose Harrisit kanë rezultuar pozitiv për virusin, transmeton Telegrafi.

    “Joe Biden ka dëshmuar veten për vlerat njerëzore, duke propozuar ligjin për strategjinë kombëtare kundër COVID-19 derisa Donald Trump ende nuk e ka siguruar. Trump ka qenë e kundërta e polarit: duke mos vepruar në paralajmërimet e hershme, duke besuar se virusi vjen nga Kina dhe ka kundërshtuar shpesh ekspertët e tij të shëndetit publik”, ka thënë ndër të tjerash një prej anëtarëve të fushatës së Bidenit, Andrew Bates.
    Ndryshe, zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbahen më 3 nëntor (e martë), ku do të ballafaqohen presidenti aktual Trump si dhe ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.