Sfida mes Benficas dhe Sportingut në Kupën e Portugalisë për femra, ku shqiponjat regjistruan fitoree 5:0, pati më shumë se “vetëm” futbollin e mirë të skuadrës fituese.
Në minutën e 44-t të pjesës së parë, gjyqtarja Catarina Campos dha kartonin e bardhë për mjekët e dy skuadrave dhe ndryshe nga paralajmërimet verdhekuq, sinjalizimi ishte i mirënjohjes, përcjell FrontOnline.
Afër fundit të fazës hapëse, një tifoz në mesin e 15,000 të pranishmëve në Estadio da Luz u ndje i sëmurë në tribuna dhe kishte nevojë për ndihmë.
Stafet mjekësore u njoftuan me shpejtësi për situatën dhe nxituan në ndihmë të tij, duke lënë zonat teknike dhe duke iu bashkuar spektatorëve.
Qëndrimi u prit me duartrokitje nga publiku dhe më pas me karton të bardhë nga Catarina për lojën e ndershme./FrontOnline/

Të tjera
-
15:35 | 31 Janar 2023
-
15:31 | 31 Janar 2023
-
15:30 | 31 Janar 2023
-
15:29 | 31 Janar 2023
-
15:25 | 31 Janar 2023
-
15:18 | 31 Janar 2023
-
15:16 | 31 Janar 2023
-
15:15 | 31 Janar 2023
-
15:13 | 31 Janar 2023
-
15:02 | 31 Janar 2023
-
15:02 | 31 Janar 2023
-
15:00 | 31 Janar 2023