×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Jep energji dhe përmirëson tretjen: Pija me rrush të thatë

    FrontOnline
    22 Shkurt 2023

    Mjekët shpesh rekomandojnë që të hamë rrush të thatë në mëngjes në mënyrë që të kujdesemi më mirë për shëndetin e zemrës, të eliminojmë kolesterolin e keq, të ulim nivelet e triglicerideve dhe të përmirësojmë punën e stomakut dhe vetë metabolizmin.

    Rrushi i thatë është burim natyral i mineraleve dhe vitaminave, por efekti i tyre rritet në mënyrë drastike nëse pimë ujin në të cilin janë lagur, sepse në këtë mënyrë ulet niveli i sheqerit. Ju duhen 400 mililitra ujë dhe 150 gramë rrush të thatë.

    Zgjidhni rrush të thatë me kujdes dhe shmangni ato me ngjyrë të çelur dhe me shumë shkëlqim, sepse ai shkëlqim nuk është natyral dhe është rezultat i proceseve të shumta kimike që janë përgjegjëse për një pamje kaq “tërheqëse”. Zgjidhni ngjyrat më të errëta që nuk janë as shumë të forta dhe as shumë të buta. Lajini dhe lërini mënjanë.

    Lërini dy gota ujë të ziejnë. Shtoni rrushin e thatë dhe lërini të ziejnë për 20 minuta. Duket e lehtë, por kjo nuk është e gjitha. Rrushin e thatë duhet ta lini të njom gjatë natës.

    Të nesërmen në mëngjes, kullojeni ujin dhe ngroheni përsëri. Ju mund ta pini këtë pije të nxehtë ose të vakët, por është e rëndësishme ta pini me stomakun bosh menjëherë pasi të zgjoheni. Mëngjesi duhet të vijojë gjysmë ore më vonë.

    Në mënyrë ideale, ju duhet ta bëni këtë për disa ditë rresht – të paktën katër. Tashmë pas dy ditësh do të vini re se stomaku juaj punon më mirë dhe do të keni më shumë energji, ndaj kjo pije rekomandohet veçanërisht për personat që duan të humbin peshë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Vip12 Janar 2025
    Gjesti po vazhdon të jetë një nga banorët më aktiv brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Atij së...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Bujar Nasufi është identiteti i 56-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë,...
    Sport12 Janar 2025
    Barcelona ka triumfuar në Superkupën e Spanjës, duke mposhtur Real Madridin me shifrat 5-2. Ndonëse të parët në epërsi kaluan Mbretërit me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.