×
  • Lajme
  • Lajme

    Jep dorëheqje zv.ministri i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    FrontOnline
    06 Prill 2021

    Zëvendësministri i Financave, Qazim Rrahmani është dorëhequr nga detyra e tij.

    Këtë e ka bërë të ditur vet Rrahmani, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

    Ai, ka thënë se arsyeja e këtij vendimi është që subjekti i tij politik Partia e Ashkalinjëve për Integrim e ka parë të arsyeshme që Rrahmani të jep kontribut në një pozitë tjetër politike.

    Qazim Rrahmani,  është dënuar për keqpërdorime me paratë e buxhetit të Kosovës.

    Rrahmani në tetorin e vitit 2018 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi kjo e fundit kishte vërtetuar se gjatë kohës sa Rrahmani ishte zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kishte keqpërdorur pozitën e tij, duke përfituar financiarisht.

    Prokuroria e ka akuzuar Rrahmanin, se ai, gjatë periudhës qershor 2015 e deri në janar 2016, nga kartela bankare zyrtare, e destinuar për udhëtime jashtë vendit, kishte nxjerrë shumën prej 12.363.40 euro, pa pasur aprovim për udhëtime zyrtare.

    Postimi i tij i plotë në Facebook:

    NJOFTIM

    Sot unë Qazim Rahmani kam kërkuar nga Kryeministêri Kurti , lirimin nga detyra e zv.Ministërit tê  MFPT-së.

    Arsyja e këtij vendimi është që subjekti im PAI  ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozit tjetër politike andaj kontributi dhe angazhimi im nuk do të mungoj në të mirë të komunitetit dhe subjektit politik PAI-së.

    ju falenderoj pêr mirëkuptim./Front Online/

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ministri i Financave ka thënë se rritja...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka kujtuar ish-krerët e partisë së tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Haliti përmes disa fotografive të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një...
    Të tjera
    Sport12 Tetor 2024
    Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaçërisht Granit Xhakën. E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka përmbushur premtimin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit...
    Sport12 Tetor 2024
    Zvicra po përballet në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve. Nga minuta e parë në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit hetimin ndaj Qeverisë Kurti....
    Sport12 Tetor 2024
    Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, para nisjes, ka dal të jetë me tensione dhe provokime të tifozëve serb, si kundrejt shtetit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.