×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Jeni anemik?, Këto 4 pije duhet ti konsumoni me patjetër

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2023

    Shkaku më i zakonshëm i anemisë është mungesa e hekurit dhe pa të trupi juaj nuk është në gjendje të prodhojë hemoglobinën që i nevojiten qelizave të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjen. Prandaj, hekurin mund ta përfshini në dietën tuaj ditore, por edhe ta kompensoni me pije të thjeshta.

    Disa pije përmbajnë komponime që mund të përkeqësojnë aneminë duke bllokuar përthithjen e hekurit (kafe, çaj, sode), ndërsa të tjera përmirësojnë përthithjen ose përmbajnë përqendrime mjaft të larta të hekurit, vitaminës B-12 ose acidit folik.

    Lëng portokalli

    Një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se konsumimi i vitaminës C rrit përthithjen e hekurit nga ushqimi. Një nga burimet më të pasura të vitaminës C është lëngu i portokallit sepse një gotë përmban më shumë vitaminë C sesa doza e rekomanduar.

    Lëngu i portokallit është gjithashtu një zgjedhje e mirë për të pirë nëse jeni bërë anemikë për shkak të mungesës së folatit. Çdo filxhan me lëng portokalli ka 74 mikrogramë folate. Kjo është pothuajse 19% e nevojave ditore për një të rritur.

    Lëng karrote

    Një dietë pa ushqime të pasura me vitaminë A mund të përkeqësojë aneminë e mungesës së hekurit. Kjo mund të jetë për shkak se vitamina A ndihmon në lëvizjen e hekurit të ruajtur në trupin tuaj në qelizat e kuqe të gjakut. Frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë dhe portokalli, si karotat, janë burime të mira të karotenoideve, të cilat kur konsumohen shndërrohen në vitaminë A. Përveç lëngut, rekomandohet të hani karota të freskëta.

    Lëng kumbulle

    Lëngu i kumbullave të thata nuk është një burim i mirë i vitaminës A ose C, por është natyralisht i pasur me hekur. Konsumimi i rregullt mund të ndihmojë në uljen e simptomave të anemisë së mungesës së hekurit.

    Çdo filxhan me lëng kumbullash përmban më shumë se tre miligramë hekur. Për meshkujt, kjo sasi do të ishte afërsisht 38% e 8 miligramëve të rekomanduar ditore të hekurit. Për gratë, të cilat duhet të konsumojnë rreth 18 miligramë hekur në ditë, një gotë me lëng kumbulle kumbulle do të plotësonte pothuajse 17% të kërkesës.

    Qumështi

    Njerëzit që kanë anemi sepse nuk konsumojnë mjaftueshëm vitaminë B12 mund ta kompensojnë atë duke konsumuar qumësht. Çdo filxhan qumësht me pak yndyrë përmban 1 mikrogram vitaminë B12, ose gjysmën e dozës së rekomanduar ditore për të rriturit./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime. Në këtë mbledhje Lyra Osmani u emërua në...
    Lajme10 Janar 2025
    Kreu i PDK-së, ka takuar sot strukturat e PDK-së të degës së saj në Prishtinë, shkruan FrontOnline. Krasniqi, pas takimit në Facebook,...
    Sport10 Janar 2025
    Liverpool ishte i detyruar të ulte avionin në Birmingham të mërkurën në mbrëmje pasi fluturimi i tyre nga Londra u kthye për...
    Vip10 Janar 2025
    Gjatë këtij mëngjesi, banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Rovenës se ajo e ka bërë gjoksin....
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti i ka kënduar Rovenës një këngë kushtuar tradhtisë. Ai i këndoi para fytyrës, ndërsa iu bashkuan edhe disa nga banorët tjerë,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.