×
  • Lajme
  • Lajme

    Java e Krenarisë në Kosovë, Qeveria vendosë flamuj shumëngjyrësh në mbështetje të komunitetit LGBTIQ+

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Në ndërtesat qeveritare vendoset flamuri i komunitetit LGBTIQ+ ë kuadër të “Javës së krenarisë”.

    Kryeministri Avdullah Hoti në Facebook është shprehur se promovimi dhe mbrojtja e të personave të komunitetit LGBTIQ+ është një përgjegjësi integrale e të gjitha institucioneve në vend.

    Postimi I plotë:

    Sot, në Republikën e Kosovës shënohet “Java e krenarisë”, me qëllim të mbështetjes dhe garantimit të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ në vend dhe kudo në botë.

    Angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, me një përkrahje të madhe të partnerëve ndërkombëtarë, ka treguar një rritje të vazhdueshme të veprimtarive që kanë avancuar të drejtat e qytetarëve të këtij komuniteti. Si rrjedhojë, sot në vendin tonë në të gjitha ndërtesat qeveritare janë vendosur flamuj shumëngjyrësh, simbolikë kjo e mbështetjes institucionale dhe respektimit të universalitetit të të drejtave të njeriut dhe parimit themelor të barazisë dhe mos diskriminimit.

    Në këtë kontekst, Republika e Kosovës ka konsoliduar kornizën ligjore me Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi, i cili siguron promovimin dhe mbrojtjen e të gjitha grupeve të margjinalizuara në shoqëri, duke përfshirë edhe komunitetin LGBTIQ+. Pra, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave të komunitetit LGBTIQ+ është një përgjegjësi integrale e të gjitha institucioneve në vend.

    Grupi Qeveritar Koordinues dhe Këshillëdhënës, si një nga mekanizmat më të larta institucionale i udhëhequr nga Zyra e Kryeministrit / Zyra për Qeverisje të Mirë, në vazhdimësi ka pasur dhe do të ketë mbështetjen time për nismat dhe veprimet të cilat qojnë drejt përmbushjes së nevojave dhe të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ konform të drejtave kushtetuese, ligjore dhe standardeve evropiane për të drejtat e njeriut.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën zgjedhore nga palestra “Shani Nushi” në Gjakovë. Kandidati i kësaj partie për kryeministër, njëherësh kryetar i...
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një video në rrjetin social ‘’Facebook’’, ku ka treguar se në mëngjesin e sotëm,...
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. “Jam kanë shumë hiperaktiv,...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është shtylla e shoqërisë. “Kur flasim për mbështetjen e familjeve, ato...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamta, ka thënë se një prej prioriteteve kryesore të tij është zhvillimi ekonomik. “Vizioni im për...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në një...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, në hapjen e fushatës zyrtare të kësaj partie ka folur edhe për ish-liderët e PDK-së...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi se më 9 shkurt, shteti do të kthehet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.