×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Java e CEFTA-s 2021, deficiti tregtar i Kosovës me shtetet anëtare mbi 400 milionë €

    FrontOnline
    13 Dhjetor 2021

    Më 13 dhjetor 2021 ka nisur aktiviteti: “Java e CEFTA-s 2021”.

    Kryesimin e tij këtë herë do ta bëjë Maqedonia e Veriut. E në të do të marrë pjesë edhe Kosova.

    CEFTA është një marrëveshje Regjionale e Tregtisë së lirë, ku krahas këtyre dy shteteve, anëtare të saj janë edhe Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Moldavia.

    Totali i eksporteve të Kosovës në këto vende nga janari i 2021-s e deri në tetor arrin vlerën e mbi 200 milionë eurove.

    Më së shumti mallra u dërguan në qershor, 29 milionë euro. Më së paku në janar, 13.4 sosh.

    Në anën tjetër, Kosova pranoi shumë më shumë mallra nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje Hercegovina brenda të njëjtës periudhë.

    Vendi importoi në total produkte në vlerë mbi 642 milionë euro.

    Muaji me importet më të larta ishte tetori i këtij viti.

    Deficiti tregtar i Kosovës për vitin 2021, janar – tetor, në raport me vendet e CEFTA-s është mbi 440 milionë euro.

    Ekonomisti Bardh Ahmeti thotë se CEFTA nuk ka ndikuar në zgjidhjen e problemeve tregtare mes shteteve.

    “Bilanci tregtar i Kosovës ka qenë negativ me shtetet anëtare të CEFTA-s . Kemi importuar shumë nga to, por eksportet tona ndaj këtyre vendeve kanë qenë të vogla. Prezenca jonë në CEFTA nuk i ka kontribuar zgjidhjes së kontesteve. Këto barriera nuk kanë qenë tarifore, por politike. Cefta nuk ka kontribuar në tejkalimin e ngërçit”, u shpreh Ahmeti për “Front Online”.

    E ekonomisti tjetër Mustafë Kadriaj përmend disa sfida që e penguan implementimin e duhur të kësaj marrëveshjeje.

    “Ndër sfidat që e kanë përcjell CEFTA-n në raport me Kosovën është se shteti serb vazhdimisht e ka atakuar Kosovën në të gjitha takimet.  Serbia i ka shkaktu probleme Kosovës në nivel të bashkëpunimit tregtar. Sfida e dytë është se ne si Kosovë nuk kemi ende produkte të cilësisë së kënaqshme për treg të jashtëm. Si rezultat jemi ngulfatur nga importi. Ani pse marrëveshja e CEFTA-s i ka dhënë dinjitet Kosovës për faktin që përveç Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, të gjitha shtetet tjera anëtare e kanë pranuar si partnere me të drejta të plota”, u shpreh Kadriaj për “Front Online”.

    Kosova aktualisht në CEFTA përfaqësohet përmes UNMIK-ut.

    Andaj Ministrja kosovare e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari kërkoi që kjo të ndryshojë e vendi ta përfaqësojë vetvetën.

    Për këtë arsye më 24 shtator të 2021-s, ia nisi një letër Sekretariatit të CEFTA-s.

    Ky organ e ka përcjell atë te Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s, që është organi vendimarrës, i përbërë nga shtetet pjesëmarrëse – të cilat vendosin me anë të konsensusit.

    Mirëpo nuk është treguar nëse është marrë ndonjë vendim.

    “Sekretariati i CEFTA-s nuk mund të bëjë komente dhe as të japë ndonjë informacion në lidhje me diskutimet në takimet e organeve të CEFTA-s, përveç nëse Palët e CEFTA-s kanë rënë dakord kolektivisht për t’ia komunikuar çështjen publikut”, thuhej në përgjigjen e Sekretariatit për “Front Online”.

    Hajdari pati deklaruar se vetëm atëherë kur Kosova të jetë një partnere e barabartë do t`ia shoh hairin të mirave të CEFTA-s.

    “Kosova duhet të jetë një partner i barabartë vetëm atëherë si partner i barabartë që të përfitojë, Kosova nuk ka përfituar sa duhet nga CEFTA, qoftë nga aspekti rajonal, por edhe në aspektin bilateral që kemi identifikuar shumë barriera”, pati thënë ajo.

    Aktiviteti Java e CEFTA-s 2021 përmbyllet më 16 dhjetor me anë të një konference, ku do të prezantohen rezultatet e arritura bashkërisht gjatë gjithë vitit nga palët e CEFTA-s dhe ku do të shpalosen perspektivat e ardhshme.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.