×
  • Lajme
  • Lajme

    Jakup Krasniqi ka një kërkesë për të gjithë liderët e Kosovës

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, iu është drejtuar përmes një kërkese liderëve të subjekteve politike në Kosovë.Krasniqi thotë se duhet ulur e diskutuar shtruar për të gjitha problemet që po përballet Kosova, derisa thotë se në të kundërtën pasojat do të jenë shumë të mëdha.

    “Mendoj se është koha që të ulen në një tryezë ku nuk do të shkojnë për t’i hëngër kokën njëri-tjetrit, por për të shtruar problemet jetike me të cilat ballafaqohet populli ynë në përgjithësi.

    Në të kundërtën, pasojat e tekeve individuale do t’i paguajmë të gjithë. Bile me çmim shumë më të lartë sesa e kishim edhe deri tani!”, ka shkruar Kransiqi në letrën e tij.

    Postimi i plotë:KËRKESË PUBLIKE KRYETARËVE TË PARTIVE POLITIKE TË KOSOVËSKryetarë të nderuar,

    Të gjithë jemi të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë që ka përfshirë të gjitha segmentet e funksionimit politik dhe shoqëror të Kosovës dhe mungesën e zgjidhjeve konstruktive për të dalë nga kjo situatë me pak shpresa për zgjidhjeje.– Pandemia me virusin COVID-19 na gjeti paraprakisht të infektuar me virusin e përçarjes së madhe ndërpartiake, i cili na ka verbuar deri në atë shkallë, saqë nuk mundëm të gjenim as minimumin e konsensusit për t’i bërë ballë rrezikut që i kanoset njerëzimit në përgjithësi. Fatkeqësisht edhe si pasojë e kësaj gjendjeje, ku njëri i bie thumbit e tjetri patkoi, çdo ditë më shumë jemi duke i ndier pasojat në humbjen e jetëve të njerëzve tanë.– Është e kuptueshme se në rastet kur ekzistenca e njerëzve “vihet në rend të ditës”, njerëzit kanë orientuar shpresat gjetjen e një zgjidhjeje në nivel global, dhe rrjedhimisht shpresat i kanë mbështetur në ndihmën nga jashtë dhe gjetjen e një vaksine kundër këtij virusi. Besoj se nuk do të vonojë shumë dhe shkenca do ta gjejë “ilaçin” edhe për këtë të keqe që na ka gjetur. Mirëpo, “ilaçin” që do të na shëronte nga përçarja, apo së paku ta mbante në kufijtë e asaj që është e tolerueshme, duhet ta gjejmë ne vet, dhe jo të presim ndihma nga jashtë! Zgjdhjet e problemeve të brendshme, janë vetëm brenda nesh! Njëzet vitet e Lirisë e dymbëdhjetë vitet e Pavarësisë e konfirmojnë ketë.– Gjendja dramatike e shëndetësisë, e arsimit, e ekonomisë, e drejtësisë dhe e kulturës se debatit shtrojnë si domosdoshmëri përpara udhëheqësve të partive politike që të ulin urrejtjet ndërpersonale dhe të lënë mënjanë egot e tyre, por t’i përvishen punëve që u takojnë t’i bëjnë në interes të qytetarëve të këtij vendi.– Mendoj se është koha që të ulen në një tryezë ku nuk do të shkojnë për t’i hëngër kokën njëri-tjetrit, por për të shtruar problemet jetike me të cilat ballafaqohet populli ynë në përgjithësi. Në të kundërtën, pasojat e tekeve individuale do t’i paguajmë të gjithë. Bile me çmim shumë më të lartë sesa e kishim edhe deri tani!Me mirëkuptim e mirëbesim mund t’i zgjidhim më lehtë e më shpejtë problemet tona të brendshme, por edhe ato të jashtme!Të shpresojmë në zgjedhjet e drejta e të qëndrueshme!

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.