×
  • Tenderët
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Ja si u manipulua tenderi për inventar i Komunës së Klinës

    FrontOnline
    19 Shtator 2019

    Kontrata për furnizim me inventar mes komunës së Klinës dhe Operatorit Ekonomik (OE) të përzgjedhur për furnizim “Mobelland” ka nxjerr në pah çmime manipulative,  të cilat as për së afërmi nuk korrespondojnë me çmimet e tregut.

    Në kontratën e lidhur mes komunës dhe këtij operatori ekonomik, të cilën e ka siguruar “Front Online”, shihet qartë se për disa produktet të cilat do t’i shfrytëzoj menjëherë Autoriteti Kontraktues (AK), në këtë rast komuna e Klinës, kompania “Mobelland” ka vendosur çmime të përafërta me tregun, ose edhe më të larta, deri sa për pjesën dërmuese të produkteve ajo ka aplikuar çmime qesharake.

    Ta zëmë një karrige e thjeshtë për shkollë ky operator ekonomik Komunës do t’i ofroj kundrejt një çmimi prej 21,99 euro për copë, e deri sa një karrige cilësore lëvizëse operatori i njëjtë Komunës do t’i ofrojë me një çmim prej 20 euro, deri sa disa modele tjera të karrigeve kjo kompani Komunës do t’ia shes me çmim prej 5 euro.

    Po ashtu, një tabelë muri me dimensione 3×2 metër kompania në fjalë komunës do t’ia ofroj për 1,99 euro.

    Po ashtu, qesharak dhe manipulativ është vlerësuar edhe çmimi që kompania në fjalë ka ofertuar për tavolina për zyrë të drejtoreve me dimensione 160x80x75 të cilat kanë një çmim vetëm prej 5 euro.

    Në anën tjetër, njohës që përcjellin fushën e Prokurimit thonë se institucionet e drejtësisë duhet të nisin menjëherë hetime në të gjitha rastet kur ka dyshime për manipulime me çmime, e ku tentohet të dëmtohen fondet publike.

    Arton Demhasaj drejtor i Organizatës “Çohu” thotë se në këtë rast çmimet e vendosura janë qesharake dhe sipas tij Operatori Ekonomik që ka nënshkruar kontratën me Komunën në asnjë mënyrë nuk mund ta përmbush të njejtën, raporton Front Online.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi përmes një vendimi ka anuluar tenderin për furnizim me ushqim për pacientet e...
    Lajme21 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi, pasi ka zgjedhur Operatorin Ekonomik për furnizim me pije dhe ushqim për pacientet...
    Hulumtime12 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga vartësja e tij, Rozeta Hajdari, muajin e kaluar kishin vizituar kompaninë “Mercom”, e cila...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Ish-deputeti i AAK-së, Haki Abazi ka reaguar për protestën e bizneseve të cilët bllokuan për dy herë hyrjet kyçe të kryeqytetit. Sipas...
    Vip29 Maj 2025
    Besart Kelmendi – Gjesti po vazhdon me koncerte nëpër vende të ndryshme të Evropës. Fituesi i Big Brother VIP Albania 4 ka...
    Lajme29 Maj 2025
    Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, që nga qershori i vitit 2023, masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj...
    Lajme29 Maj 2025
    Analisti Agon Maliqi ka thënë se për shkak të masave të BE’së 600 milionë euro projekte janë të suspenduara. Ai ka shtuar...
    Lajme29 Maj 2025
    Rreth 180 pjesëtarë  nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë i Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane të Pensilvanisë do të vendosen në Kosovë...
    Lajme29 Maj 2025
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se  Berlini mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.