
Rexhep Selimi i Vetëvendosjes ka folur për lejen që Ministria e Brendshme ia dha Aleksandër Jabllanoviqit që të shëtis lirshëm nëpër Kosovë.
“Është një vendim që të gjithë kryetarët e partive, kanë leje për lëvizje qarkullimi. Pra, meqë e përmende Jabllanoviqin, kjo është për të gjithë kryetarët e partibve, besoj e keni pa iu është lejuar të gjithëve në Prishtinë”, ka thënë ai në T7″
Shefi i grupit parlamentar të VV’së, tha se askush nuk guxon tia ndaloj kthimin një deputeti në Kosovë. Ai thotë se ishte trillim që pastaj më vonë doli e vërteta.
‘’Askush nuk i ka thënë Pacollit se do të shkojë në karantinë’’, ka thënë Selimi.
‘’Askush nuk i ka thënë se do të arrestohet. Nuk ekziston asnjë shkresë zyrtare që ia ka ndaluar Pacollit të kthehet. U pa në opinion sikur Pacollit nuk po i lejohet kthimi. Për sqarim nuk është e vërtetë se dikush e ka ndaluar apo e ka detyruar të shkojë në karantinë publike’’, shton ai.
‘’Pse shkoi ai në karantinë në shtëpi e jo në në karantinë publike. Është një trillim. Ndoshta Pacolli i besoi dikujt për këtë. Në ministrinë e shëndetësisë nuk ka asnjë email nga ai. Kur e kam parë një postim që nuk ma lejoi Vitia apo Svecla kështu dicka, nuk kishte asnjë email në institucione apo ndonjë komunikim tjetër’’