×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja kur do të hapet pishina e Gërmisë, këto do të jenë çmimet

    FrontOnline
    22 Maj 2022

    Pavarësisht që ditët e nxehta kanë filluar dhe shumë qytetarë të Kosovës po ia mësyjnë bregdetit shqiptar, pishina e Gërmisë ende nuk është hapur për qytetarët e Prishtinës.

    Liridon Llapashtica, kryeshefi që menaxhon me Pishinën e Gërmisë, ka bërë të ditur për Front Online se pishina është gati të nis sezonin veror dhe pritet të hapet më 12 qershor të këtij viti.

    Më 12 qershor, më datën e çlirimit të Prishtinës, planifikojmë të hapet pishina, por kjo do të varet edhe nga kushtet atmosferike”, ka thënë Llapashtica për FrontOnline

    I pyetur për çmimet, drejtori ekzekutiv Llapashtica ka thënë se çmimet do të jenë si të vitit të kaluar, 2 euro për të rriturit dhe 1euro për fëmijët.

    “Çmimet kanë qenë 2 euro për të rritur dhe për fëmijë 1 euro. Tash për momentin nuk kemi Bord si ndërmarrje. Bordit i ka skaduar mandati, para dy jave janë lajmëruar aksionarët e rinj prej kuvendit komunal nga kryetari i  Prishtinës  Përparim Rama  dhe në koordinim  me aksionarët shpresojmë  që do të zgjidhet Bordi i ri. Në koordinim me ta  do të njoftohen qytetarët, por  njëherë për njëherë ai do të jetë çmimi dmth 2 euro për të rritur dhe  1 euro për persona mbi moshën 7 vjeçare”.

    Tutje, ai thotë se të gjitha përgatitjet janë bërë sipas datës dhe plan programit të ndërmarrjes, teksa shpreson që do të ketë një verë të nxehtë që pushuesit e kryeqytetit te arrijnë të freskohen.

    “Në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, auto ambulanca 24 orësh me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit”, ka potencuar Llapashtica për Front Online.

    Pishina e Gërmis frekuentohet nga një  numër i madh vizitoresh, sidomos ditëve  të  fundjavës.

    /Front Online/

     

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Lajme01 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër në orën 12:00 merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes në Vushtrri....
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...
    Sport01 Maj 2024
    Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu...
    Lajme01 Maj 2024
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024”. Gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit...
    Lajme01 Maj 2024
    Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se është takuar me parlamentarë e zyrtarë qeveritarë në Bern të Zvicrës, me të cilët ka thënë...
    Sport01 Maj 2024
    Borussia Dortmund-PSG, është ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve që luhet sonte. ‘Milionerët’ e Gjermanisë dhe parisienët do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.