×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ja disa faktorë që ndikojnë në plakjen e parakohshme

    FrontOnline
    28 Qershor 2023

    Jeta është rezultat i një sërë zgjedhjesh që ne bëjmë. Të gjitha shprehitë dhe veset tona luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin tonë që na përcjell gjatë jetës.

    Ekzistojnë shumë shprehi nga jeta e përditshme të cilat në mënyrë direkte apo indirekte ndikojnë në plakjen e parakohshme ose në ruajtjen e pamjes rinore. Disa nga faktorët ndikues në plakjen e parakohshme janë:

    Konsumimi i sheqerit

    Konsumi i tepërt i sheqerit është i lidhur gjithashtu me diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin. Sheqeri gjithashtu ndikon në përshpejtimin e plakjes fizike duke e bërë fytyrën të duket e lodhur dhe përshpejton shfaqjen e rrudhave, prandaj bëni kujdes me konsumin e tij.

    Pagjumësia

    Mungesa e vazhdueshme e gjumit mund ta dëmtojë në mënyrë drastike jetën tuaj. Sigurohuni që të bëni 7-8 orë gjumë.

    Moskujdesi ndaj vetes

    Njerëzit të cilët fokusohen shumë në punët e tyre të përditshme harrojnë të përkujdesen për lumturinë e tyre. Kujdesuni që një ditë në javë të bëni ato gjëra të cilat ju bëjnë me të vërtetë të lumtur.

    Përdorimi i alkoolit

    Pirja e alkoolit është një mënyrë e thjeshtë për të shpëtuar nga realiteti, por kjo nuk zgjidh asgjë. Pirja e tepruar e alkoolit mund ju bënë të dukeni për disa vite më të vjetër, shkruan EO. Mësohuni që problemet tuaja t’i zgjidhni pa “ndihmën” e alkoolit.

    Energjia negative

    Mbajtja e inateve dhe e zilisë shkaktojnë tensionin e lartë të gjakut, stresin, ankthin dhe madje edhe depresionin. Për të mirën tuaj mësohuni të falni dhe të vazhdoni përpara.

    Vetmia

    Vetmia shkakton një sërë sëmundjesh. Tentoni që sa më shumë të kaloni kohen me miqtë tuaj më të mirë. Ata mund të ofrojnë një perspektivë të ndryshme mbi sfidat tuaja dhe të ju shtyjnë për të ndjekur ëndrrat tuaja.

    Përdorimi i kimikateve

    Kimikatet janë bërë një pjesë e jetës së përditshme. Ato gjenden kudo: në detergjente, tualet, pastrues të produkteve dhe ushqimeve etj . Çdo gjë që vjen në kontakt me lëkurën tuaj ose me ushqimin tuaj duhet të jetë i lirë nga toksina. Prandaj, tentoni të konsumoni sa më shumë produkte organike.

    Mungesa e intimitetit

    Duke qenë intime me partnerin tuaj është thelbësor për shëndet të mirë. Duke pasur kontakte të rregullta seksuale forcohet sistemi imunitar. Kjo gjithashtu rezulton në një përgjigje më të mirë ndaj stresit.

    Mosaktiviteti fizik

    Ndjenja e fajit për peshën tuaj të çon në të menduarit negativë për veten dhe jeten. Pesha e tepërt mund të bejë që të shfaqen një sërë sëmundjesh përfshirë depresionin. Prandaj, preferohet që në baza ditore të merreni me aktivitete fizike.

    Serioziteti

    Marrja e gjërave me shumë seriozitet ndikon në humbjen e humorit dhe buzëqeshjes tuaj. Është me rëndësi që ndonjëherë ti merrni sfidat tuaja me më shumë humor. Optimizmi është çelësi i një jete të gjatë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.