Vite më parë gazeta “Bujku”, bënte përzgjedhjen e studentëve më të dalluar të vendit.
Ndër vite, jo rastësisht kjo gazetë lavdonte për sukseset e arritura, studentët më meritor në profile të ndryshme.
Kështu, në vitin 1994, vend tek “Studentët superior”, përmendej edhe Lumnije Gërxhaliu, e cila veçohej për të arriturat e saj në studime.
Lumnija, ishte studente e dallaur në Universitetin e Prishtinës, dhe e përkushtuar kaq shumë për të ardhmen e saj.
Zonja e parë e vendit, e cila ka lindur në Vushtrri, ka magjistruar në drejtimin “Banka, Financa dhe Kontabilitet, pastaj ka magjistruar edhe në drejtimin “Menaxhment”.
Bashkëshortja e presidentit të vendit, që nga viti 2012 merret edhe me aktivitete humanitare dhe sensibilizuese për dukuri të ndryshme që ndërlidhen me fëmijët dhe është kryetare e fondacionit “Fëmijët e Kosovës”.
Presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë kanë edhe një djalë, Endritin.