
Kuds
Forcat izraelite, shembin me arsyetimin se ishte “pa leje” shtëpinë ku jetonte një familje palestineze me 8 fëmijë në Kudsin Lindor nën okupim, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, ekipet bashkiake izraelite shembën me makineri pune në lagjen Silvan në Kudsin Lindor shtëpinë e familjes Aisha Hijazi, e cila ishte ndërtuar 6 vite më parë.
Familja Hijazi me 8 fëmijë mbeti në rrugë vetëm me disa sende që mundën të nxirrnin nga shtëpia e tyre që iu shemb nga Izraeli me arsyetimin se është “pa leje”.
Autoritetet izraelite i njoftuan familjes Hijazi “urdhrin e shembjes” rreth 6 muaj më parë, por familja për shkak të gjendjes financiare nuk mundi të marrë një avokat dhe të dërgonte kërkesë në gjykatë.
– Shembjet e Izraelit në Kudsin Lindor
Autoritetet izraelite nxjerrin vështirësi për lejet e ndërtimit ndaj palestinezëve në Kudsin Lindor dhe refuzojnë pothuajse të gjitha aplikimet e bëra nga palestinezët për leje ndërtimi. Ato kërcënojnë me shembjen e mijëra shtëpive të palestinezëve me arsyetimin se janë “pa leje”.
Palestinezët theksojnë se kjo praktikë e ndjekur nga bashkia nën kontrollin e Izraelit nuk ka asnjë bazë ligjore dhe se kjo është një “pjesë e politikave të Izraelit për të frikësuar dhe për të hebrenizuar qytetin”.
Bashkia izraelite shumë herë shpenzimet e shembjeve i mbledh nga personat që u shemben shtëpitë.
Burimet palestineze, theksojnë se që nga viti 1967 e deri më tani forcat izraelite kanë shembur mbi 5 mijë shtëpi të palestinezëve në Kudsin Lindor.