Izraeli ka kryer sulme ajrore intensive në Liban, si kundërpërgjigje të sulmit të Libanit me raketa në Izrael, për herë të parë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në nëntor.
Ushtria izraelite tha se kishte goditur dhjetëra raketahedhës dhe një qendër komanduese që i përkisnin Hezbollahut, dhe grupit politik të mbështetur nga Irani, në Libanin jugor.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se dy persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dhe tetë u plagosën në sulmet, shkruan BBC
Hezbollahu tha se nuk e kishte kryer sulmin me raketa në Izrael, teksa Libani tha se një hetim është nisur.
Sulmi i së shtunës erdhi disa ditë pasi Izraeli përforcoi ofensivën e tij kundër Hamasit, një aleat i Hezbollahut, në Gaza